business

Specialist i/e Kontrollit Financiar

  • star Publikuar: 19-06-2025
  • star Skadon: 25-06-2025
Kategoritë Financa, Bankë
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Shield Recruitment & HR kërkon Specialist i/e Kontrollit Financiar (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatit pasqyrat dhe raportet financiare në formatin e Kontrollit Financiar për menaxhmentin dhe analizimin e variancave me vitet e kaluara, buxhetimin dhe stategjinë afatgjatë të bankës.
  • Përgatit analiza financiare rreth profitabilitetit të degëve, segmenteve dhe produkteve ekzistuese dhe sigurohet ne alokimin e duhur te te hyrave dhe kostove direkte dhe indirekte.
  • Përgatit cost-benefit analiza për zhvillimin e produkteve dhe rishikimin/përditësimin e gamës ekzistuese të produkteve dhe cmimores së bankës , kampanjave të marketingut,etj.
  • Grumbullon informacionet e nevojshme nga departamentet përkatëse dhe përgatit buxhetin e bankës. Në bazë të kërkesave dhe sipas procedurave të bankës bën rishikimin e buxhetit dhe projeksioneve financiare gjatë vitit.
  • Analizon dhe interpreton pozicionin e bankës ne sektorin bankar.
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga mbikëqyrësi direkt.

Kualifikimet:

  • Diploma Universitare në Ekonomi apo fusha të ngjashme
  • Mbi 3 Vite përvojë pune. Preferohet përvojë bankare në financa.
  • Preferohet :Kontabilist/e e/i certifikuar
  • Njohuri e avancuar e paketës Microsoft Office.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Aftësi të mira organizative

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/deri me datë 25 Qershor 2025 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.