business

Agjent/e në Qendrën e Thirrjeve

  • star Publikuar: 30-06-2025
  • star Skadon: 06-07-2025
Kompani KEP Trust
Kategoritë Call Center
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

SHPALLJE PËR VEND PUNE

KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:

Agjent/e në Qendrën e Thirrjeve
Lokacioni: Zyra Qendore,Prishtinë (1) (Nr. ref: KEP 12/2025)
Raporton tek: Menaxheri i Qendrës së Thirrjeve

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Përgjegjës për pranimin/inicim të thirrjeve tek klientët për qëllime të ndryshme (fushata, sondazhe, oferta promocionale dhe të tjera); inicim të thirrjeve tek klientët delinkuent për pagesa të borxhit/ ose ri-thirrjeve po qe se paraqitet nevoja etj.
  • Trajton aplikacionet/kerkesat per kredi
  • Në mënyrë profesionale dhe etike komunikon me klientët për negociimin e rikthimit të kredisë
  • Mban shënime në lidhje me thirrjet e kryera dhe informon në baza ditore Koordinatorin e Qendrës së Thirrjeve
  • Punon në menyrë të pavarur me mbikëqyrje minimale
  • Posedon aftësi për të mësuar shpejtë dhe të ketë aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese
  • Posedon aftësi për të trajtuar klientët/çështjet problematike/situatat e vështira
  • Detyra të tjera.

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Shkalla Universitare në Ekonomi/ Financa apo ndonje fushe tjeter, është e Obliguar
  • Preferohet së paku një vit përvojë pune në Qendër të Thirrjeve apo Kolektime ose një kombinim i shkollimit dhe përvojës në shërbimet financiare
  • Njohuri të shkëlqyeshme komunikuese dhe negociuese
  • Njohuri të përgjithshme në përdorimin e programeve kompjuterike (MS Office)
  • Njohuri e mirë e gjuhës serbe është perparesi

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/karriera. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është 6 korrik 2025.

Shenim:Ne interviste ftohen vetem kandidatet te cilet plotesojne kushtet e kerkuara