business

Edukatore/Motër edukatore për grup moshën 0-3 vjeç

  • star Publikuar: 08-08-2022
  • star Skadon: 22-08-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2046

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, Institucioni Parashkollor OJQ  “BOTANIKA” - Prishtinë shpall:  

KONKURS 

PËR VEND TË LIRË TË PUNËS

Titulli i Punës: Edukatore/Motër edukatore për grup moshën 0-3 vjeç

Numri i kërkuar:

Data e njoftimit: 08.08.2022

Data e aplikimit: 08.08.2022-22.08.2022

Instutucioni: Institucioni Parashkollor OJQ  “BOTANIKA”  

Orarë i punës: I plotë

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Ka përgjegjësi për grupin e fëmijëve që punon, për çdo gjë që ndodh brenda   klasës gjatë orarit të punës;
  • Mirëmbanë higjienën e fëmijëve  (ndërron pelenën varësisht nga nevoja por jo më pak se dy herë në ditë);
  • Ushqen secilin fëmijë me lugë të veçantë dhe  siguron kohën e mjaftueshme  të ngrënies për secilin fëmijë;
  • Stimulon fëmijët  për mbajtjen e  higjienës dhe mban të pastër klasën  ku punon në bashkëpunim me edukatorën tjetër të klasës duke stimuluar edhe fëmijët për një gjë të tillë; 
  • Stimulon fëmijët gjithmonë për pavarësi, ushtron të hanë, të vishen vet, të shkojnë në toalet;
  • Edukatorja/Motër edukatorja  u krijon fëmijëve kushte për lojë, aktivitete, ofron materiale interesante për ta dhe vëzhgon punën e grupit;
  • Stimulon fëmijët dhe organizon së bashku me ta tavolinën e ngrënjes  dhe kujdeset që gjithmonë ata kanë larë duart para dhe pas ngrënjes;
  • U krijon fëmijëve shprehinë të veshin pizhamat para gjumit;
  • Organizon aktivitete me fëmijët në natyrë (oborr) çdo ditë në përjashtim të kushteve  atmosferike;
  • Informon  motër- edukatorën tjetër të grupit për çdo gjë që ka ndodhur deri sa ishte vetëm me grupin e fëmijëve;
  • Ndan përgjegjësi dhe menaxhon klasën në bashkëpunim me (kolegen) edukatorën tjetër të grupit;
  • Merr informata nga prindi si ka qenë fëmiu deri sa  ka ardhur në kopshtë dhe raporton të njejtin si ka kaluar ditën në kopsht;
  • Sigurohet që personi të cilit ia dorzon fëmiun është i njohur dhe nuk e dorëzon fëmiun nëse nuk e njeh personin që ka ardhur, apo nuk kanë lajmëruar paraprakisht prindërit që një person i tretë do të vijë;
  • Nëse motër edukatorja është në ndrrimin e pasdites dhe për ndonjë  arsye një prind vonohet, dhe nuk vjen në orarin e caktuar zyrtar, ajo është e obliguar të mbajë fëmiun në kopsht deri sa të vijë prindi ta marrë;
  • Mban dosjet e aktiviteteve për secilin fëmijë të grupit, me të gjitha dokumentet e nevojshme në bashkpunim me administratorën;
  • Respekton udhëzimet për kujdesin ndaj ditarit të klasës, për të cilin marrin obligim,t’i shënojë fëmijët që mungojnë, të informojë administratoren në rast se fëmija mungon 7 ditë rradhazi, pa njoftim paraprak të prindit;
  • Edukatorja/Motër Edukatorja mban përgjegjësi për mirëmbajtjen e inventarit pajisjeve dhomës. Në rast të shkatërrimit ose dëmtimit duhet menjëherë të raportojë në drejtori;
  • Nuk bën shperndarjen e fotografive, video, tek prindërit apo prsona tjerë pa miratim paraprak nga drejtoresha;
  • Edukatorja /Motër Edukatorja në bashkëpunim me prindërit, do të përdorë vetëm forma pedagogjike në menaxhimin e sjelljeve joadekuate të fëmijëve. Edukatorja nuk do të ndërmarrë veprime ndëshkuese,  diskriminuese, traumatizuese apo nënçmuese;
  • Çdo fillim vit shkollor në bashkëpunim me motër edukatoret tjera përgadit planin edukativë vjetor, duke iu përshtatur nevojave të grupit;
  • Dorëzon në drejtori planin edukativ vjetor deri me datën 15 gusht për vitin vijues, dhe çdo fillim muaji dorëzon planin edukativ mujor - për muajin vijues;
  • Pauzën ditore e shfrytëzon në orarin e gjumit të fëmijëve brenda ose jashtë institucionit;
  • Bashkëpunon me koleget  rreth planit edukativ;
  • Plotëson ditarin  e punes çdo ditë, mungesat e fëmijëve, vlerësimin me shkrim të fëmijëve, në dy periudha gjatë vitit shkollor;
  • Përcjell dhe stimulon çdo ditë zhvillimin e fëmijëve përkitazi me fushat edukative dhe përcjellë tek prindi secilin ndryshim që vëren gjatë qëndrimit në kopsht;
  • Trajton të gjithë fëmijët e barabartë pa dallime në racë, gjini, etnicitet, gjendje sociale, nevoja të veçanta;
  • Nuk pranon stimulime nga prindërit, për të veçuar fëmijët, nëse një gjë e tillë i ofrohet menjëherë  raporton Drejtorin  Ekzekutive;
  • Raporton Drejtorin/shën për secilën parregullsi që ndodh në klasë apo në raport me prindërit;
  • Nuk  jep barëra ( sirupe për fëmijë);
  • Në rast që fëmiut i keqësohet gjendja gjatë qëndrimit në kopsht (ngritet temperatura, rrëzohet, lëndohet apo ndodh diçka me fëmiun) menjëherë lajmëron administratën për të thirrur prindin apo kujdestarin e fëmiut;
  • Komunikon dhe bashkëpunon me secilin prind për çdo gjë rreth fëmiut të tyre dhe cilëson prindërit si bashkë – edukatorë;
  • Merr pjesë në takime - apo organizime jashtë orarit  të punes apo vikendeve ( trajnime për zhvillim profesional, rregullim të objektit mbrenda, festivale, ekspozita, programe edukative etj). Në raste të tilla punonjësit kompenzohen me ditë/orë të lira, mundësisht jo më largë se muaji pasues;
  • Organizon  javën e komunikimit individual  duke cakuar orare nga 10-15 min për  secilin prind. Komunikim të tillë organizon një herë në tre muaj apo edhe më shpesh sipas nevojes;
  • Nuk pranon ushqim për fëmijët nga persona të paautorizuar apo nga prindërit, pa miratim paraprak nga Drejtori/esha Ekzekutiv/e;
  • Motrat edukatore duhet të paraqesin kërkesë te Administratorja lidhur me kërkesat e tyre për realizimimin e programit edukativë ( mjetet didaktike);
  • Motër edukatorja ka për detyrë të shkruajë deklaratë me shkrim për lëndime të mundshme të secilit fëmijë. Deklaratën e dorëzon në drejtori të OJQ “Botanika”;
  • Edukatorja/Motër edukatorja ka për detyrë që printimin, furnizimin me mjete dhe materiale dhe përgatitjet e tjera për realizim të planit ditor ti përfundoj deri në ora 9:30;
  • Respekton Kodin e Veshjes (uniformat, begjat) - sigurohet që veshja të  jetë e përshtatshme, e lirshme për punë; 

Kërkesat e përgjithshme formale:

Arsimimi i kërkuar: 

  • Fakulteti i Edukimit-Programi Edukimi dhe Zhvillimi në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi infermiere edukatore
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi i pediatrisë
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi mami
  • Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore ( të noterizuara) 
  • Letërmotivimin
  • CV Personale 
  • Dokumnet identifikimi
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit (nëse ka) 
  •  Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.

Formulari i aplikimit (merret në Institucion Parashkollor ‘Botanika”, Rr.Isa Kastrati, pn, lagjia Mati II)

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak:

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për tu ftuar në intervistë do të shpallet më së largu deri më datën 30/08/2022.
     

Data, vendi dhe ora ku do të zhvillohet intervista me gojë:

  • Do të njoftoheni me kohë, objekti i institucionit parashkollor OJQ  “BOTANIKA”

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë

  • Njohuri profesionale, pyetje logjike, njohuri lidhur me përshkrimin e vendit të punës.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Intervistë

 Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe telefon.

Mënyra e aplikimit:

  • Përmes e-mailit ([email protected]) duhet të bashkangjiten të gjitha dokumentet relevante të kërkuara.

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare: 

  • Në përfundim të vlerësimit të fituesi do të njoftohet përmes e-mail ([email protected]) dhe përmes telefonit. 

Sqarime shtesë:

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Personat që kanë diplomuar  jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Për intervistë do të ftohet kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore dhe kriteret e përcaktuara si më lartë.