business

Menaxher/e – Departamenti Farmaceutik

  • star Publikuar: 17-10-2022
  • star Skadon: 22-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani NELT LLC
Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2932

NELT L.L.C shpall konkurs për pozitën:

1 Menaxher/e – Departamenti Farmaceutik

Detyra dhe Përgjegjësitë:

  • Të përmirësojë dhe maksimizojë efikasitetin e operacioneve të ekipit përmes krijimit të një tregu të ri sipas planit të miratuar; udhëheq ekipin e Përfaqësuesëve Mjekësor dhe Agjentave të Shitjës;
  • Përgatitja e raporteve të detajuara dhe vlerësimi i mundësive potenciale për përmirësimin e biznesit në treg nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit me partneret ekzistues dhe fillimin e bashkëpunimit me partnerët e rinjë;
  • Përgjegjës/e për mbajtjën e marrëdhënieve cilësore me Barnatoret dhe Mjekët;
  • Kryen edhe personalisht vizita per te avansuar marrëdhëniet me partnerët në baza javore;
  • Zbatimi dhe koordinimi i aktiviteteve të dakorduara të marketingut (pozicionet dytësore, komunikimi i ofertave speciale);
  • Monitorimi i aktiviteteve të produkteve;
  • Planifikon dhe menaxhon oraret e vizitave të ekipit;
  • Përgadit dhe paraqet raporte dhe të dhënat e arriturave në baza javore dhe mujore;
  • Monitoron aktivitetet dhe prezencën e produkteve të konkurrencës në treg;
  • Së bashku me Drejtorin e kompanisë harton dhe zhvillon strategji për të rritur pjesëmarrjën e produkteve të kompanisë në treg;

______________________________________________________________

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në fushën e Farmacisë/Mjekësisë;
  • Përvojë pune minimum 5 vite si Përfaqësues/e Mjekësor/e apo 3-5 vite si Team Leader apo Menaxher/e në Departamentin e Produkteve Farmaceutike.
  • Njohja e gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur;
  • Njohja e gjuhës serbo-kroate konsiderohet si përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyera kompjuterike;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B.

Si të Aplikoni

NELT L.L.C është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim.

Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: [email protected]. Afati i aplikimit është deri me datën 22 Tetor 2022 ora 17:00.