business

TERMI I REFERENCËS SE PUNËS PËR EKSPERT TË MEDIAVE SOCIALE PËR TË KRIJUAR DHE MENAXHUAR FAQET NË RRJETE SOCIALE

  • star Publikuar: 26-10-2022
  • star Skadon: 04-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1842

TERMI I REFERENCËS SE PUNËS PËR EKSPERT TË MEDIAVE SOCIALE PËR TË KRIJUAR DHE MENAXHUAR FAQET NË RRJETE SOCIALE

1.PËRSHKRIMI I NDËRHYRJES

1.1 Konteksti:

Popullsia rome, ashkalike dhe egjiptiane në Ballkanin Perëndimor vazhdon të konsiderohet si një nga pakicat më të prekshme në Evropë. Në Kosovë, shumë romë, ashkali dhe egjiptianë nuk e kanë satusin e barabartë në shoqëri si gjithë të tjerët. Ata përballen me arsim joadekuat,varfëri ekstreme, papunësi jashtëzakonisht të lartë, vështërsi për të siguruar kushte të mira për banim, përjashtim socilal dhe diskriminim të shumëfishtë.

1.2 Qëllimi i përgjithshëm i projektit:

Qëllimi i përgjithshëm i projektit Drejtësi Sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë, është synimi për një shoqëri me të vërtetë multi-etnike dhe multikulturore në Kosovë, ku romët, ashkalit dhe egjiptianët trajtohen të barabartë nga shteti dhe shoqëria, me qasje në të njëjtat mundësi si të gjithë të tjerët, dhe ku ashkalitë, romët dhe egjiptianët i njohin të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, janë të barabartë të gëzojnë ato të drejta në Kosovë, janë në një punë të mirë në sektorin publik dhe privat duke punuar me dinjitet për të siguruar familjet e tyre. Aty ku ata kanë qasje dhe shfrytëzojnë infrastrukturën publike me cilësi të mirë, dhe ku shërbimet janë të disponueshme dhe të arritshme në nivel lokal. Një Kosovë ku gratë ashkalike, rome dhe egjiptiane janë më pak të shtypura, të përfaqësuara në arsim, punësim si dhe në sferat e tjera të jetës dhe ku ato janë më të fuqizuara.

1.3 Korniza e projektit:

Projekti zbatohet në një partneritet të përbashkët midis OJQ Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve në Kosovë, HEKS / EPER (Ndihma e Kishës Zvicërane) dhe TdH (Fondacioni Terre des Hommes).

1.4 Objektivat specifike të Programit të Fuqizimit të Gruas:

Qëllimi i kësaj ndërhyrje është të mbështesë vajzat dhe gratë nga e gjithë Kosova, posaçërisht ato nga grupet e margjinalizuara që jetojnë në Kosovë, të cilat janë të gatshme të mësojnë punë dore/artizanate, kanë ide kreative dhe kanë synim të vet punësohen ose të gjenerojnë punë për gratë e tjera. Promovimi i punës së tyre, do të mundësojë një fuqizim ekonomik, rritje të vetbesimit, krijojë frymëzim për gratë e tjera, pavarësi financiare.

2. PËRGJEGJËSIT E EKSPERTIT/KOMPANISË:

  1. Hapë llogarinë në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram
  2. Zhvillon idenë për mënyrën e promovimit të faqeve;
  3. Krijon strategjit për shitjet online
  4. Menaxhon dhe mirëmbanë faqen;
  5. Bën vizita në qendrat ditore të grave (Gadime dhe Gracanicë) të paktën 2 herë në javë;
  6. Trajnon 2-4 gra për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e faqeve në rrjete sociale të paktën 2 herë në javë.
  7. Lidh faqet sociale me bizneset që shesin produktet e tyre online

3.PLANIFIKIMI DHE IMPLEMENTIMI I PLANIT TË PUNËS:

  • Kërkohet nga eksperti/kompania të përditësojë faqen të paktën dy herë në javë;
  • Kërkohet nga eksperti/kompania të jetë i gatshëm të vizitojë qendrat e grave (në Gadime dhe Gracanicë), të bëjë foto nga puna e tyre dhe përgatisë materialet për postim;
  • Angazhimi i ekspertit parashihet të fillojë nga data 07 Nëntor 2022 dhe të përfundojë deri me datën 31 Dhjetor 2022.
  • Ofertuesi obligohet të paraqesë planin e punës së bashkë më afatet kohore për trajnimin e 2-4 grave.
  • Ofertuesi obligohet të paraqesë të gjitha shërbimet për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e faqeve së bashku me ofertën financiare;

4. DOKUMENTET E KËRKUARA

  1. Ofertë financiare e detajuar me planin e punës;
  2. Dokumente që dëshmojnë punën tuaj në fushën e IT/menaxhimit të faqeve në rrjetë sociale;
  3. CV;
  4. Dy referenca;
  5. Çertifikatën e rexhistrimit (vlen për kompani).

5. KUALIFIKIMI I KËRKUAR

  1. Të këtë përvojë paraprake në fushën e lartëcekur;
  2. Aftësi të mira komunikimi dhe ndër-personale;
  3. Aftësi dhe gatishmëri për trajnimin e grave;
  4. Përparësia është ekperienca paraprake me komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian;
  5. Përvojë pune minimum 2 vjet;

Vëmendje:

OJQ Voice of Roma, Ashkali and Egyptians ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret ofertat nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Inkurajojmë gjininë femërore, personat me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarët e komuniteteve të paraqesin ofertën e tyre.

Ofertat pranohen nga data 26.10.2022 deri me datë 04.10.2022 në ora 16.00