business

FTESE PER OFERTE: Shërbime hoteliere për punëtori dhe akomodim

  • star Publikuar: 24-01-2023
  • star Skadon: 22-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ftesa për Tender
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Të gjitha qytetet
Shikime 15253

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve janë të interesuar për shërbime hoteliere për punëtori dhe akomodim për nevoja të aktivitetit në kuadër të projektit PRIDE me një grup punues me përafërsisht 30 pjesëmarrës për 10 ditë përgjatë vitit 2023, përkatësisht 3 punëtori.

Hoteli me Sallë për punëtori mund të jetë në të gjithë teritorin e Kosovës jashtë Prishtinës.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

05-08.03.2023 (3 ditë; 3 netë) Check in: 05.03.2023 ora: 19:00 Check out: 08.03.2023 ora: 16:00

26-30.03.2023 (4 ditë;4 netë) Check in: 26.03.2023 ora: 19:00 Check out: 30.03.2023 ora: 16:00

25-28.04.2023 (3 ditë; 3 netë) Check in: 25.04.2023 ora: 19:00 Check out: 28.04.2023 ora: 16:00

Për punëtoritë në fjalë duhet të përfshihen:

  • Akomodimi me mëngjes në dhoma teke
  • 3 Kafe dhe 2 shishe ujë gjatë punëtorisë
  • Dreka me një pije joalkoolike
  • Darka me një pije joalkoolike
  • Salla për punëtori me hapësirë të mjaftueshme për punë dhe aktivitete për 30 pjesëmarrës, të ketë projector, tabelë flipchart, lidhje stabile interneti, mundësi printimi. Salla duhet të jetë e klimatizuar dhe të ketë ndriqim dhe qetësi

Oferta financiare duhet të jetë e specifikuar me cmime të ndara për:

  1. Akomodimi me mëngjes për person
  2. Dreka me një pije joalkoolike për person
  3. Darka me një pije joalkoolike për person
  4. 1 Kafe
  5. 1 Shishe e vogël ujë
  6. Salla për një ditë

Ofertuesi duhet t’i respektojë masat kundër COVID 19, duke dezinfketuar dhomat, sallën dhe hapësiren e ngrënjes;

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

  1. Çertifikatën e regjistrimit të biznesit
  2. Çmimet duhet të kuotohen në euro pa TVSH
  3. Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo me logo zyrtare

Ofertuesi i përzgjedhur duhet të paraqesë Vërtetimin Tatimor

Kriteret për përzgjedhje:

  • Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës sonë;
  • Pas plotësimit të kritereve të lartë përmendura , çmimi më i lirë

Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datën: 22.02.2023 në email adresën: [email protected]

Oferta juaj duhet të jetë e vlefshme 70 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë