“IP-KOS” sh.p.k. me numër unik identifikues: 810834673 me adresë në: Rr. Pennsylvania Nr. 41 (Marigona Residence), Graqanicë 10000, Republika e Kosovës, me datë: 20/04/2026 shpall:
K O N K U R S PUNE
“IP-KOS” sh.p.k. fton të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë për pozitat e hapura në disa lokacione të ndryshme në Kosovë.
POZITAT E HAPURA
1. Menaxher i pikës (1 Pozitë)
Lokacioni: Kaçanik
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i operacioneve ditore të pikës së shitjes dhe sigurimi i funksionimit efikas të saj
- Organizimi, mbikëqyrja dhe koordinimi i stafit në ndërrime
- Monitorimi i shitjeve, stokut dhe porosive të produkteve
- Kujdesi për standardet e shërbimit ndaj klientit dhe rritjen e kënaqësisë së klientëve
- Mbikëqyrja e arkës, raporteve ditore dhe procedurave financiare të pikës
- Sigurimi i rendit, pastërtisë dhe respektimit të standardeve operative të kompanisë
- Zgjidhja e çështjeve operative dhe menaxhimi i situatave të përditshme në pikë
Kualifikimet e kërkuara:
- Arsim i mesëm ose universitar (ekonomi, menaxhment apo fusha të ngjashme përparësi)
- Përvojë pune në menaxhim, shitje ose retail (përparësi)
- Aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse
- Shkathtësi komunikimi dhe orientim drejt rezultateve
- Njohuri bazike në punë me arkë, raporte dhe menaxhim stoku
- Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për vendimmarrje
2. Operator i Shitjes / Market (7 Pozita)
Lokacionet: Preoc (Graçanicë), Sojevë (Lipjan), Lipjan, Vragoli (Fushë Kosovë), Qafë, Kodra e Trimave, Arbëri (Prishtinë).
Përgjegjësitë kryesore:
- Shërbimi dhe këshillimi i klientëve në pikën e shitjes
- Menaxhimi i arkës dhe realizimi i pagesave
- Organizimi dhe mirëmbajtja e produkteve në market
- Kujdesi për pastërtinë dhe rendin në vendin e punës
Kualifikimet:
- Arsim i mesëm (i preferuar)
- Aftësi të mira komunikimi dhe pune me klientë
- Përgjegjësi, korrektësi dhe gatishmëri për punë në ndërrime
3. Punëtor Sezonal (2 Pozita)
Lokacionet: Preoc (Graçanicë), Viti
Përgjegjësitë:
- Ndihmë në operacionet ditore të marketit
- Mbushja dhe sistemimi i rafteve
- Mbështetje për stafin gjatë periudhave me fluks
Kualifikimet:
- Nuk kërkohet përvojë paraprake (përparësi ka)
- Fleksibilitet dhe gatishmëri për punë fizike
- Aftësi për punë në ekip
4. Mirëmbajtëse (1 Pozitë)
Lokacioni: Arllat (Drenas)
Përgjegjësitë:
- Mirëmbajtja e pastërtisë në ambientet e punës
- Kujdesi për higjienën sipas standardeve të kompanisë
- Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojës
Kualifikimet:
- Përvojë e mëparshme e ngjashme (e preferuar)
- Përgjegjësi dhe korrektësi në punë
5. Punëtor në Pompë (1 Pozitë)
Lokacioni: Prizren – Qendra Sportive
Përgjegjësitë:
- Shërbimi i klientëve në pompë të derivateve
- Operimi me pajisjet e furnizimit
- Mirëmbajtja e rendit dhe sigurisë në vendin e punës
Kualifikimet:
- Përvojë e ngjashme (përparësi)
- Aftësi komunikimi dhe përgjegjësi në punë
APLIKIMI
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në:
📧 [email protected]
Apliko shpejtë përmes sistemit!