business

Analist-e Kreditor-e (4), Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektim (1)

  • star Publikuar: 14-02-2024
  • star Skadon: 19-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 5
Vendi i punës Pejë, Prizren, Rahovec, Lipjan, Fushë Kosovë
Shikime 1167

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, socialedhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim te pozitave ne deget ne vijim:

  1. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën Pejë
  2. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën Fushë Kosovë
  3. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën Rahovec (me lokacion në Rahovec)
  4. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën Prizren
  5. Një (1) Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektim për disa degë, me lokacion në Lipjan

-----------------------------------------------

Analist-e Kreditor-e (Pozita 1, 2, 3 & 4) Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditorepermes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programinadekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrorepër aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kerkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj. (e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil,kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

-----------------------------------------------

Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektim (Pozita 5) Përgjegjësitë:

  • Aktivitete lidhur me menaxhimin dhe mbledhjen e kredive të këqija,
  • Merr pjesë në mbledhje te komitetit të delikuencës dhe mbeshtet stafin në percaktimin e metodologjisë
    për menaxhimin dhe mbledhjen e kredive të këqija,
  • Verifikon të dhënat e klientëve në vonesë,
  • Viziton klientët në vonesë apo menaxhon vizitat tek klientët përmes personit përgjegjës të degës,
  • Negocion me klientin për kthimin e borxheve të kaluara afati dhe përcjellë në mënyrë të vazhdueshme
    kthimin e kredive,
  • Mbeshtet procesin për arketimin e kredisë përmes procedurës gjyqësore apo përmbaruesve privatë,
  • Mbështet procesin e konfiskimit dhe shitjës së kolateralit,
  • Kryen pune qe nderlidhen me kthimin e kredive aktive jo performuese dhe kontaktimi me telefon i klienteve.
  • Punë të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi apo juridik,
  • Minimumi nje (1) vit përvojë pune në pozitë të ngjajshme në institucione financiare,
  • Shkathtësi të mira në negocim, në hartim të dokumenteve me shkrim dhe shkathtësi të mira analitike.
  • Të jetë komunikativ, dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter(Microsoft Office),
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shofer (kategoria B)

-----------------------------------------------

Konkursi mbetet i hapur deri me dt. 19.02.2024. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë
shtetasit e Kosovës.