business

Arkitekt

  • star Publikuar: 11-10-2022
  • star Skadon: 18-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Istog
Shikime 1177

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Istog shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

APLIKO KETU

Emri i grupit Specialistë të Arkitekturës

Institucioni Komuna Istog

Nr. i Referencës RN00009974

Kodi RPC0003687

Data e njoftimit 19.09.2022

Afati për aplikim 10.10.2022 - 18.10.2022

1.Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Harton draft planin zhvillimor komunal;
  2. Harton planin kryesor urbanistik të komunës;
  3. Harton planin detal urbanistik;
  4. Jep pëlqimin për ndërtimin e objekteve me karakter të përkohshëm në zonat urbane ;
  5. Jep pëlqimin për ndarjen e parcellave kadastrale në zonat ndërtimore të vendbanimit;
  6. Propozon ndryshime, plotësime dhe revidimin e dokumentacionit teknik;
  7. Për punën e tij i jep përgjegjësi drejtorit të drejtorisë;
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

2. Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Diploma universitare, Drejtimet e Arkitekturës me të paktën 180 kredi/ ECTS apo ekuivalente me to;
  • Kualifikime të posaçme formale ;
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune.

4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë;
  • Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmoinë në përgaditjen e raporteve bazikeose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

5. Pozitat aktualisht të lira

KodiNr. i ReferencësTitulli i pozitësKlasa e pozitësKoeficientiInstitucioniOrganizata/Vendi i punës
RPC0003496RN00009769ArkitektProfesional 27Komuna IstogDrejtoria për Sherbime Publike/Sektori për Emergjenca

6. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Dëshminë që nuk jeni nën hetime ( nga gjykata ).

8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Njohuri profesionale për fushën në të cilën zhvillohet konkurrimi;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit).

10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

11. Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

APLIKO KETU