business

Psikolog/e (25)

  • star Publikuar: 10-10-2022
  • star Skadon: 24-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 25
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 10952

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 90/2010), nenit 5, pikës c) të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës nr. 03/L-068,nenit 68 paragrafi7 të Ligjit për ZyrtarëtPublikë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës nr. 8/2019), nenit 2, paragrafi 4.2, të Udhëzimit Administrativ MASHT nr. 34/2014për funksionimin e shërbimit pedagogjik dhe psikologjik në shkolla, Komuna e Prishtinës shpallë:

K O N K U R S

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS DREJTORIA E ARSIMIT

Titulli i vendit të punës: Psikolog/e në IEAA

Niveli: IP, ShFMU; ShML;

Numri i pozitave: njëzet e pesë (25) ekzekutues/e;

Kohëzgjatja e emërimit: Vend i lirë me afat të pacaktuar, me orar të plotë;

Detyrat kryesore të punës:

  • Të vlerësojë dhe interpretojë çështjet që kanë të bëjnë me procesin e të nxënit dhe zhvillimin psikologjik, social dhe emocional të nxënësve;
  • Të ofrojë ndihmë në tejkalimin e vështirësive të natyrës psikologjike me të gjithë akterët në shkollë;
  • Të ofrojë ndihmë në identifikimin e nxënësve me vështirësi në të nxënë dhe nxënësve të talentuar;
  • Të zhvillojë intervista me nxënës, mësimdhënës e prindër, vëzhgime e procedura të ndryshme, me qëllim të vlerësimit objektiv, dhe propozon e zbaton masa për intervenime psiko-edukative individuale dhe në grup;
  • Të mbajë lidhjet me arsimtarët lidhur me nxënësit, të cilët kanë nevojë për ndihmë ose kanë probleme personale;
  • T’i këshillojë nxënësit, të cilët kanë nevojë për ndihmë në mësim, punë vazhduese, këshillojë për zgjedhjen e profesionit ose të cilët kanë nevojë për këshilla për të tejkaluar problemet personale;
  • Të punon me nxënës për të zhvilluar strategji efektive të të nxënit të zhvillimit social e personal,strategji vetëmonitorouese e shkathtësi tjera kognitive;
  • Të zhvillojë këshillime individuale dhe/ose grupore që përqendrohen në funksionimin e shëndetshëm të nxënësit;
  • Të përgatitë raporte mujore dhe vjetore për drejtorin e shkollës;
  • Të angazhohet në dy e më tepër shkolla, sipas nevojës (aty ku numri i nxënësve është i vogël);
  • Të angazhohet në komisionet profesionale;
  • Të kryejë edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori dhe ato të përcaktuara me akte të tjera normative.

Aplikacionit i bashkëngjiten dokumentet, si vijon:

  • Formulari i aplikimit (merret në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në Komunën e Prishtinës);
  • Dokumenti personal kopje (letërnjoftim ose pasaportë);
  • Rezymeja personale (CV);
  • Diplomat e kualifikimit të noterizuara;
  • Certifikatat e noterizuara (certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë jo më të vjetra se gjashtë (6) muaj nga data e diplomimit);
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime jo më e vjetër se 2 muaj nga data e shpalljes se ketij konkursi;
  • Dëshmi të përvojës së punës në institucionet edukative arsimore (nëse ka);

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të shërbimit psikologjik

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr. 03/L-068) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ MASHT nr. 34/2014 për funksionimin e shërbimit pedagogjik dhe psikologjik në shkolla si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjorepër rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

  • Kriteret e kualifikimit për Psikolog/e të shkollës:
    • Master në degën e Psikologjisë drejtimi: Psikologji Shkollore dhe Këshillimtë Fakultetit Filozofik (300 ECTS).

Vlerësimi i kandidatëve

  • Me këtë konkurs do të zhvillohen procedurat e rekrutimit për psikolog/e shkollor;
  • Kandidatët me kualifikime jo-përkatëse sipas ligjeve dhe UA të cekur në pikën III të këtij konkursi nuk do të merren në shqyrtim;
  • Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim. Testi me shkrim në maksimum tërheqë 100 pikë apo deri në 50% të vlerësimit përfundimtar;
  • Kandidatët që arrijnë së paku 50% të pikëve nga testi me shkrim, i nënshtrohen intervistimit me gojë. Në intervistën me gojë, kandidatët mund të vlerësohen në maksimum deri në 100 pikë apo 50% të vlerësimit përfundimtar;
  • Vlerësimi në intervistimin me gojë bazohet në këto kritere: Njohuritë e përgjithshme 25 pikë; Aftësitë e përgjithshme dhe personalitetit 35 pikë; Njohuritë profesionale 40 pikë;
  • Pikët nga testi me shkrim dhe intervista me gojë mblidhen në shumën e përgjithshme dhe kandidatët me më shumë pikë do të përzgjedhen në pozitat e lartpërmendura;
  • Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për test me shkrim dhe intervistë me gojë, si dhe orari i intervistave publikohen në webfaqen e Komunës të Prishtinës https://kk.rks-gov.net/prishtina/ (konkurset) dhe përmes e-mailit (bazuar në aplikacionin e kandidatit);
  • Rezultatet përfundimtare të vlerësimit do të shpallen në web-faqen zyrtare të Komunës të Prishtinës;
  • Në rast të ndonjë nevoje eventuale për mësimdhënës/e në IEAA, do të bëhen angazhime sipas renditjes së listave të publikuara me rastin e shpalljes së rezultateve.

Afati dhe mënyra e aplikimit

  • Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit të konkursit më 10.10.2022 deri më datën 24.10.2022;
  • Formulari i aplikimit merret në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në sportelin nr. 5, në objektin e vjetër të Komunës të Prishtinës;
  • Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet në objektin e vjetër të Komunës të Prishtinës përmes protokollit në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, si dhe përmes emailit zyrtar te personi pergjegjes per administrimin e ketij konkursi [email protected] ;
  • Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen dhe duhet të jenë kopje, përveç diplomave të noterizuara;
  • Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës, duhet të kenë diplomat e nostrifikuara në MASHTI;
  • Si informata të sakta dhe të vërteta, konsiderohen vetëm informatat që janë të dëshmuara me dokumente përkatëse (jo vetëm të deklaruara në aplikacion);
  • Kandidatët duhet të ruajnë dëshminë e aplikimit, e cila është e domosdoshme me rastin e shpalljes së rezultateve përkatëse.

Vërejtje: Të gjitha aplikacionet e pakompletuara, mosplotësimet e sakta dhe të qarta të formularit të aplikimit dhe ato që dorëzohen jashtë afatit zyrtar të përcaktuar në këtë konkurs nuk do të shqyrtohen.