business

Specialist i Marketingut Digjital

  • star Publikuar: 22-10-2025
  • star Skadon: 22-11-2025
Kategoritë Reklamim dhe Marketing, Social Media
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Atlantis Tour Operator shpall konkurs për pozitën Specialist i Marketingut Digjital, për t’u bashkuar me ekipin tonë krijues në Prishtinë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjeve në rrjete sociale (Facebook, Instagram, TikTok – foto, video, reels, stories, tekste).
  • Planifikimi dhe menaxhimi i fushatave në Meta Ads Manager (Facebook & Instagram), si dhe në Google Ads dhe platforma të tjera.
  • Analiza e rezultateve të fushatave dhe përmirësimi i performancës.
  • Bashkëpunim me ekipin e shitjeve dhe departamentin e udhëtimeve për promovimin e ofertave turistike.
  • Krijimi i ideve kreative për rritjen e ndërveprimit dhe shitjeve online.

Kërkesat:

  • Njohuri të mira dhe përvojë pune me Meta Ads Manager (menaxhimi i fushatave, audiencave, buxheteve dhe analizave).
  • Interes i lartë për marketing digjital dhe zhvillim profesional në këtë fushë.
  • Kreativitet, përkushtim dhe kujdes ndaj detajeve.
  • Aftësi për punë në ekip dhe komunikim efektiv.
  • Njohuri të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.

Ne ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe dinamik pune.
  • Trajnim dhe zhvillim të mëtejshëm në marketing digjital.
  • Pagë të lartë dhe konkurruese.
  • Mundësi për karrierë afatgjatë në një kompani udhëtimesh me reputacion ndërkombëtar.

Afati i aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe, nëse kanë, portofol të punëve në:
[email protected]
ose të kontaktojnë në: +383 (044) 11 60 70
deri më 22.11.2025

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu