business

Ekspert/e ligjor/e

  • star Publikuar: 16-11-2022
  • star Skadon: 21-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1872

KONKURS

për

Ekspert/e ligjor/e lokal për ta mbështetur draftimin e rregulloreve të brendshme të Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar (FKAK)

___________________________________________________________________________

1. Informata për Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) është organizatë ombrellë dhe mekanizëm gjithëpërfshirës i organizatave të personave me aftësi të kufizuar në Kosovë, i cili është themeluar me asistencën e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë. Forumi përfaqëson dhe mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë, në mënyrë të unifikuar dhe pa asnjë dallim.

2.Fushëveprimi i detyrës

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) është duke kërkuar një ekspert ligjor/e lokal, i cili posedon kapacitete profesionale dhe teknike në mbështetjen e FKAK-së për plotësim/ndryshimin e disa rregulloreve të brendshme të tij, si në vijim:

  1. Rregulloren për funksionimin dhe punën e Këshillit Drejtues;
  2. Rregulloren Financiare;
  3. Rregulloren për Burime Njerëzore, së bashku me komponentën e PSEA;
  4. Rregulloren për funksionimin e Kuvendit të Përgjithshëm;
  5. Rregulloren për kompetencat dhe përgjegjësitë e Drejtorit Ekzekutiv dhe Kryetarit të Forumit;

3.Kualifikimet e nejvojshme:

  • Diplomë universitare Master në Juridik (Diploma e Doktoratës në Juridik do të ishte përparësi);
  • Përvojë e punës me grupet punuese qeveritare dhe grupet punuese shumëdisiplinore do të konsiderohet përparësi;
  • Ekspertizë në hulumtimin dhe analizimin e legjislacionit vendor dhe rajonal, si dhe ndikimin e tyre në çështje të ngjashme;
  • Zotërim të shkëlqyeshëm të gjuhës angleze dhe shqipe (gjuhën e shkruar / e folur).
  • Të ketë së paku 5 vite përvojë pune profesionale, edhe atë së paku 3 vjet në organizata jo-qeveritare, në veçanti në hartimin e udhëzimeve administrative, rregulloreve, ligjeve ,etj.

4.Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Eksperti/ekspertët do të kenë përgjegjësitë në vijim:

  • Analizon planin “Organizational Capacity Assesment” të bërë më parë nga Forumi, dhe në bazë të tij harton regulloret e përmendura.
  • Punon në mënyrë të pavarur, inicon dhe merr pjesë në takime me strukturat e FKAK që i paraprijnë finalizimit të rregulloreve në fjalë.
  • Dorëzon draftin e parë të plotësim/ndryshimit të rregulloreve, draftete rishikuara dhe drafin final.
  • Koordinohet me zyrtarin ligjor të FKAK për plotësim/ndryshimin e rregulloreve.
  • Respekton afatet për dorëzimin e drafteve të rregulloreve.
  • Njofton dhe raporton lidhur me punën e realizuar, te FKAK.

5.Dokumentet dhe procedurat për aplikim

Ekspertët e kualifikuar të interesuar/a, duhet të dërgojnë këto dokumente:

  1. CV-në me dy kontakte rekomandimi ;
  2. Dëshmi mbi kualifikimin;
  3. Dëshmi mbi punën e ngjajshme;
  4. Dokument që personi nuk është nën hetime;

6. Koha e angazhimit

Detyra është paraparë të kryhet brenda 20 ditëve të punës.

7.Aplikimi

Aplikacionet dorëzohen në emailin: [email protected], me subjektin “Ekspert Ligjor”. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit tuaj është data : 21.11.2022, ora: 16:00

Kjo thirrje mbështetet në kuadër të projektit "Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuar në shkollat e targetuara në Kosovë", i cili implementohet nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, përkrahet nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë.