
MENAXHER/E I/E BURIMEVE NJERËZORE
Prishtina Park është një park argëtimi i ri dhe emocionues, i pozicionuar në mënyrë strategjike pranë Prishtina Mall, një nga qendrat më të mëdha tregtare dhe rekreative në rajon. Ky park është krijuar për të ofruar një kombinim të përsosur të argëtimit, aventurës dhe relaksit, duke i dhënë qytetit të Prishtinës një destinacion unik për familjet, të rinjtë, turistët dhe të gjithë adhuruesit e përvojave të veçanta. Me një gamë të pasur atraksionesh për të gjitha moshat, Prishtina Park ofron lojëra ekstreme për adhuruesit e adrenalines, atraksione të përshtatshme për familje dhe fëmijë, si dhe zona tematike që sjellin magjinë e botëve të imagjinatës në jetë. Përveç kësaj, parku ofron aktivitete ndëraktive dhe evente të përditshme, duke garantuar argëtim të vazhdueshëm dhe përvoja të veçanta për çdo vizitor.
Përshkrimi i pozitës:
Prishtina Park po kërkon një Menaxher/e të Burimeve Njerëzore, i/e cili/a do të mbulojë një rol kyç në ndërtimin dhe menaxhimin e të gjitha proceseve të lidhura me stafin. Kandidati/ja ideal/e do të jetë përgjegjës/e për planifikimin strategjik të burimeve njerëzore, rekrutimin, trajnimin, administrimin e dokumentacionit, si dhe për mbështetjen e stafit në të gjitha aspektet e ciklit të punësimit. Ky rol kombinon përgjegjësitë e menaxhimit me ato të ekzekutimit të detyrave operative, dhe kërkon një person të aftë, të pavarur dhe të orientuar drejt njerëzve, që është i gatshëm të kontribuojë në krijimin e një ambienti pune pozitiv, dinamik dhe profesional. Lokacioni i punës gjatë vitit 2025 do të jetë në Arbëri (Prishtinë), me mundësi zhvendosjeje në të ardhmen tek Prishtina Mall.
Detyrat Kryesore:
- Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të burimeve njerëzore në përputhje me nevojat e parkut
- Organizimi dhe menaxhimi i proceseve të rekrutimit, orientimit dhe trajnimit të stafit
- Hartimi dhe zbatimi i politikave të brendshme të BRNJ-së dhe përputhshmëria me ligjin e punës
- Mbajtja dhe përditësimi i dosjeve dhe të dhënave të punonjësve
- Mbikëqyrja e orarit të punës, lejeve dhe proceseve të vlerësimit të performancës
- Këshillimi dhe mbështetja e stafit në çështje të ndryshme të marrëdhënieve në punë
- Organizimi i aktiviteteve për motivimin, përfshirjen dhe zhvillimin profesional të stafit
- Raportimi i rregullt për menaxhmentin mbi statusin e burimeve njerëzore dhe nevojat e stafit
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në Burime Njerëzore, Menaxhim apo fusha të ngjashme (Master është përparësi)
- Minimum 5 vite përvojë në menaxhimin e BRNJ ose role të ngjashme
- Njohuri të avancuara të ligjit të punës dhe praktikave të BRNJ në Kosovë
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim, udhëheqje dhe menaxhim konflikti
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të kohës
- Përdorim i avancuar i paketës Microsoft Office dhe preferohet përvojë me sisteme HRIS
- Profesionalizëm, diskrecion dhe përkushtim ndaj ndërtimit të një kulture pune pozitive
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe një Letër Motivuese përmes emailit në [email protected] më së largu deri më datën 28 Mars 2025 dhe në “subject” të shkruhet “menaxher/e i/e burimeve njerezore_Emri_Mbiemri”. Vetëm kanditatët e shortlistuar do të kontaktohen më tutje për intervistim.