business

Zyrtar për mbrojtje të fëmijëve dhe të rinjve

  • star Publikuar: 26-02-2025
  • star Skadon: 27-03-2025
Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 232

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Drejtësisë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i përgjithshëm i shërbimeve sociale

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për mbrojtje të fëmijëve dhe të rinjve

Klasa e pozitës: Profesional 2

Koeficienti/Paga: 5.20

Nr. i kërkuar : 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 25/02/2025

Afati për aplikim: 26/02/2025 - 27/03/2025

Institucioni : Ministria e Drejtësisë

Departamenti:Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm

Divizioni: Departamenti për Politikatë Shërbimeve Socialedhe Familjare

Vendi i punës: Prishtinë

Nr. i Referencës: RN00016843

Kodi : RPC0010382

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Asiston në hartimindhe zbatimin e politikave, legjislacionit, strategjive e programeve për të drejtate fëmijëve dhe të rinjëve;
  2. Ndihmon në hartimin, monitorimin dhe zbatimine standardeve dhe procedurave për format themelore të mbrojtjes sociale për fëmijët në kujdestari, strehim familjar dhe adoptim;
  3. Ndërmerr iniciativa për avancimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe të rinjëve, bashkëpunon me QPS-të, Policinë,Shëndetësinë, Prokurorinë, Gjykatat dhe OJQ-të që kanë në program mbrojtjene të drejtat e fëmijëvedhe të rinjëve, ndihmon dhe mbështet koordinimin për inicim të marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet relevante;
  4. Bashkëpunon me organizata vendore dhe ndërkombëtare dhe mbështet monitorimin e ofrimit të shërbimeve për mbrojtje të fëmijëve nga sektori joqeveritar i licencuar dhe kontraktuar nga Ministria;
  5. Ndihmon në përcaktimin e standardeve për themelimin dhe funksionimin e Shtëpive për Mbrojtjen e Fëmijës;
  6. Ndihmon në zhvillimin e programeve të mbrojtjes dhe të riintegrimit për fëmijët e braktisur, fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijëtnë situatë rruge, fëmijët në format e rënda të punës, fëmijëte keqtrajtuar, fëmijëte neglizhuar, fëmijët me sjellje asociale, fëmijët e pashoqëruar dhe fëmijët me aftësi të kufizuara;
  7. Ndihmon në koordinimin dhe monitorimin e aktiviteteve për mbrojtje të fëmijëve me Qendrat për Punë Socialedhe Shtëpitë për Mbrojtje të Fëmijëve;
  8. Kujdeset për koordinimin dhe monitorimin e pagesave të realizuara nga skemat për mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjëve në nevojë sociale;
  9. Hulumton, mbledh, sistemon, analizon dhe vlerësontë dhënat për fëmijët në sistemin e mbrojtjes socialenë bashkëpunim me institucionet tjera relevante;
  10. Ndihmon në avancimin e programeve dhe këshillave relevantepër të drejtat e fëmijëve;ndihmon në monitorimin e QPS-ve për realizim e të drejtës së bashkimit familjar të fëmijëve përkatësisht kthimin e fëmijëve në përkujdesin e të afërmve;
  11. Harton politika per parandalimin e dukurive negative që cenojnë të drejtat të e fëmijëve;
  12. Organizon tryezadhe takime me institucionet relevante për tu siguruarnë zbatimin e objektivave dhe aktiviteteve në kuadër të planeve dhe strategjive të Ministrisë si dhe për të dhënë rekomandime; ndihmon në monitorimin e Tryezave për Menaxhimin e Rasteve (TMR) dhe ofron rekomandime dhe këshilla profesionale;
  13. Kryen punë dhe detyra të tjera të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi dhe të caktuaranga udhëheqësi dhe drejtori i departamentit.

•Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar:Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Grupi i përgjithshëm i shërbimeve sociale – Fusha: Psikologji/ Sociologji, Punë Sociale, Logopedi.
  • Kërkesat specifike:
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë Profesionale

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të mira të metodavekërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtet tjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 11/04/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen