business

Menaxher/e Operacional/e

  • star Publikuar: 23-12-2022
  • star Skadon: 06-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani United Hospital
Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 33216

United Hospital L.L.C-Hap konkurs për vend tëlire pune në pozitën

  • Menaxher/e Operacional/e

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Manaxhimi i aktiviteteve ditore të spitalit, mirembajtja, transporti, ruajtjae objektit.
  • Përgjegjës për koordinimin dhe shtrimin, organizimin e Emergjencave per marrjen e pacienteve.
  • Përgjegjës për shitjet dhe mbarëvajtjen e procesit të arkëtimeve nga shitja. Në bashkëpunim me financën siguronmenxhimin e sigurtë të mjeteve fiananciare;
  • Në bashkëpunim me financën siguron procesimin e hyrjeve dhe shkarkimeve të rregullta sipas rregulloreve të spitalit;
  • Zhvillon komunikime të brendshme midis departamenteve të ndryshme dhe individëve të kompanisë duke menaxhuar situatat, adresuar problemet dhe eleminuar pakënaqësitë;
  • Ndjek dhe adreson problemet që lindin gjatë veprimtarisë së përditshme dhe implementimit të politikave.
  • Është përgjegjës/e për kontrollin e inventarit brenda Spitalit.
  • Përgjegjës për funksionimin dhe zhvillimin e sistemit kompjuterik spitalor;
  • Përgjegjës për mbarëvajtjen e punës në depotë e Spitalit;
  • Mbikqyrë dhe ndihmon Menaxherin/en e prokurimit në aktivitetet ditoretë tij/saj;
  • Mbikqyrë Menaxherin/en e logjistikës në aktivitetet ditoretë tij/saj.
  • Mbikqyrë Depoisten/in në aktivitetet ditore të tij/saj.
  • Mirëmban dhe kujdeset që shërbimet e nënkontraktuara të kryhen në përputhje me marrëveshjet e nenshkruara;
  • Përgjegjës për administrimin e arkivës

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Arsim Universitar të shkallës Master,( në profilet si: Administrim Biznesi, Ekonomik, Menaxhment, Menaxhment Shëndetësor ose në fusha të tjera të ngjashme);
  • Eksperiencë pune minimum 3 vjeçare si Menaxher/e Operacional/e apo pozicione të tjera të ngjashme të menaxhimit;
  • Aftësi shumë të mira organizimi, koordinimi, planifikimi dhe monitorimi;
  • Në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe efikase për të përmbushur afatet;
  • E obligueshme të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Angleze dhe aftësi për tu’ shprehur si në të folur ashtu edhe në të shkruar;
  • Nivel i lartë i njohjes dhe përdorimit të paketës Microsoft Office;
  • Të jetë i/e aftë të raportojnë kohë dhe me eficencë në lidhje me detyra te ngarkuara.

PROCEDURA PËR APLIKIM:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected].

Konkursi është i hapur nga data 22.12.2022 dhe përfundon më datë 06.01.2023. Në fushën e subjektit ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.