business

Menaxher/e Projekti

  • star Publikuar: 03-02-2025
  • star Skadon: 09-02-2025
Kompani EC Ma Ndryshe
Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prizren
Shikime 176

THIRRJE PËR APLIKIM

Menaxher/e Projekti

EC Ma Ndryshe po kërkon një Menaxher/e Projekti të përkushtuar për angazhim dinamik dhe në përputhje me vlerat dhe strategjinë e organizatës. Pozita është me orar të plotë në zyrën tonë në Prizren.

Kandidatët/et e interesuar/a që i plotësojnë kriteret e mëposhtme mund ti dërgojnë CV-të e tyre bashkë me një letër motivimijo më të gjatë se një faqe në [email protected] deri më 09.02.2025 me titullin/subjektin e emailit “Aplikim për Menaxher/e Projekti”. Dokumentet mund të jenë në gjuhën shqipe ose angleze.

Përmbledhje për organizatën:

EC Ma Ndryshe është organizatë me bazë në komunitet e themeluar në vitin 2006. Puna jonë fokusohet në përkrahjen e qeverisjes demokratike dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik, kulturor dhe të gjelbër përmes edukimit digjital, kujdestarisë mjedisore, mobilizimit të komuniteteve, avokimit për vendimmarrje publike me pjesëmarrje dhe kultivimit të partneriteteve strategjike. Përgjatë 18 viteve të angazhimit kemi realizuar shumë intervenime gjithmonë duke zbatuar qasje gjithëpërfshirëse me qytetarët në qendër.

Për pozitën:

Menaxheri/ja e projektit do të jetë përgjegjës/e për realizimin e duhur dhe me kohë të projektit në pajtueshmëri me rregullat e organizatës dhe objektivat e projektit. Ai/ajo do të bashkëpunojë ngushtë me ekipin dhe palëte përfshira në projektdhe do t’i raportojë DrejtoritEkzekutiv.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Angazhohet për përmbushje të obligimeve kontraktuale dhe zbatim të suksesshëm të projektit përmes koordinimit dhe organizimit efikas;
  • Planifikon, zbaton, kontribuon dhe mbikëqyrë aktivitetet e projektit;
  • Planifikon dhe monitoron buxhetin e projektit dhe kontribuon në realizimin e procedurave administrative dhe financiare;
  • Monitoron rregullisht realizimin e objektivave të projektit dhe përgatitë plane dhe raportetë punës në përputhje me kërkesat e projektit dhe donatorit;
  • Identifikon dhe raportonsfidat eventuale dhe angazhohet për gjetjen e zgjidhjeve adekuate;
  • Organizon dhe koordinontakime dhe ngjarje të projektit;
  • Angazhohet për bashkëpunim efektiv ndërmjet programit,donatorëve dhe palëve të tjera;
  • Përfaqëson projektin brenda dhe jashtëvendit kur kërkohetdhe angazhohet për komunikim efektiv dhe promovim të rezultateve të arritura.

Kriteret për aplikim:

Kandidatët/et e interesuar/a duhet të kenë:

  • Diplomë universitare ose përvojë pune në pozita relevante. Përvojamenaxheriale në Organizata Jo-Qeveritare do të konsiderohet përparësi;
  • Aftësi udhëheqëse dhe koordinuese;
  • Aftësi planifikimi dhe organizimi të punëve/aktiviteteve të projektit;
  • I/e përkushtuar për angazhim ekipor dhe bashkëpunim me palët e përfshira në projekt;
  • Gatishmëri për angazhim gjatë ditëve të vikendit kur është e nevojshme dhe për realizimin e aktiviteteve/punëve në terren/jashtë zyrës;
  • Njohuri për fushën e mjedisit ose për fushën e trashëgimisë kulturore;
  • Aftësi përdorimi të Microsoft Office (Word, Excel, Power Point);
  • Aftësi të shkëlqyer komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze. Njohja e gjuhës turke, serbe ose boshnjake do të konsiderohet përparësi.
  • Patentë shoferi dhe gatishmëri për të udhëtuarbrenda dhe jashtë Kosovës.
  • Histori/dosje të pastër - pa dënime paraprake dhe jo aktualisht nën hetime për vepra penale;

EC Ma Ndryshe është organizatë gjithëpërfshirëse dhe siguron trajtim të barabartë të të gjithë aplikantëve/eve. Për këtë konkurs vetëm kandidatët/et e përzgjedhur/a në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë. Në mungesë të aplikacioneve të përshtatshme, EC Ma Ndryshe ka të drejtë të anulojë thirrjen.

Nëse jeni të interesuar për të ditur më shumë rreth punës sonë na vizitoni në https://www.ecmandryshe.org/ .

Ju faleminderit për interesimin tuaj për këtë pozitë.