business

ÇERTIFIKIMIN DHE EMËRIMIN E EKSPERTËVE

  • star Publikuar: 05-12-2023
  • star Skadon: 12-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1912

REPUBLIKA E KOSOVËS
REPUBLIKA KOSOVA – REPUBLIC OF KOSOVO
KËSHILLI GJYQËSOR I KOSOVËS
SUDSKI SAVET KOSOVA – KOSOVO JUDICIAL COUNCIL

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, bazuar në nenin 39 paragrafin 3 Ligji Nr. 06/L – 054 Për Gjykatat, neni 6 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores nr. 03/2022 për Proceduren e Certifikimit, Emërimit, Kushtet, të Drejtat, Detyrimet dhe Shpërblimin e Ekspertëve Gjyqësor dhe Vendimit KGJK-së nr. 497/2022 të datës: 27 dhjetor 2022, shpall:

KONKURS PUBLIK PËR

ÇERTIFIKIMIN DHE EMËRIMIN E EKSPERTËVE

PARIMET E PËRGJITHSHME:

  1. Eksperti gjyqësor ushtron detyrat e tij në pajtim me rregullat dhe parimet e përgjithshme, përfshirë parimin e Iigjshmërisë, pavarësisë, paanshmërisë, konfidencialitetit dhe profesionalizimit Eksperti gjyqësor zbaton udhëzimet sipas standardeve aktuale të shkencës, teknologjisë, pervojës dhe kujdesit të duhur;
  2. Përgatitja e mendimit dhe konstatimit të ekspertit duhet të jetë objektive dhe e paanshme. Gjatë përpilimit të ekspertizës, eksperti duhet t’i shmanget paragjykimeve si dhe pranimit të përfitimeve tjera, përveç shpërblimit të përcaktuar me këtë rregullore;
  3. Eksperti duhet te deklarojë në fillim të procedurave gjyqësore se nuk ka ndonjë konflikt të mundshëm të interesit. Në rast se paraqitet konflikti i mundshëm i interesit ai/ajo duhet menjëherë të njoftojë të gjitha palët e interesuara dhe mund të tërhiqet nga caktimi i tij në rastinpërkatës.

KUSHTET E PËRGJITHSHME PËR ÇERTIFIKIMIN E EKSPERTËVE GJYQËSOR

  1. Per t’u çertifikuar si ekspert gjyqësor, kandidati duhet t’i plotësojë kushtet e përgjithshme si në vijim:

1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

1.2. të ketë zotësi të plotë të veprimit;

1.3. diplomë universitare të vlefshme në Kosovë në fushën përkatëse;

1.4. të mos jetë i dënuar për vepër penale, në përjashtim të veprës penale të kryer nga pakujdesia;

1.5. të ketë së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale në fushën specifike apo të ngjashme; si dhe

1.6. të mos i jetë shqiptuar sanksioni ndalim i kryerjes së profesionit, detyrës apo veprimtarisë me vendim të plotfuqishëm të gjykatës;

  1. Perveç kushteve të përgjithshme, kandidati për t’u çertifikuar ekspert gjyqësor duhet ta dëshmojë kompetence dhe ekspertizë profesionale të tij/te saj me anë të kushteve specifike dhe mbështetëse, si në vijim:

2.1. Kualifikime profesionale që i ka arritur kandidati dhe që janë relevante për fushën e ekspertizës;

2.2. Trajnime dhe kurse të vecanta në të cilat kandidati ka marrë pjesë dhe që janë relevante për fushën përkatëse të ekspertizës;

2.3. Çmime, botime ose përvoja mësimore relevante për fushën e ekspertizës; dhe

2.4. Përvojë dhe aftësi profesionale të kandidatit, relevante për fushën e ekspertizës.

  1. Përjashtimisht nga dispozitat e paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni, si ekspert gjyqësor mund të angazhohet edhe personi i cili ka njohuri në fushat specifike për të cilat mungojnë ekspertë të diplomuar nga universitetet përkatëse.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM

  1. Kandidatët në pajtim me nenin 8 Rregulloren nr. 03/2022 për Proceduren e Certifikimit, Emërimit, Kushtet, të Drejtat, Detyrimet dhe Shpërblimin e Ekspertëve Gjyqësor, duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim:

1.1. Aplikacionin e plotësuar me të dhënat e kërkuara;

1.2. Çertifikatën e shtetësisë së Republikës së Kosovës;

1.3. Diplomë universitare përkatëse të vlefshme në Republikën e Kosovës;

1.4. Dëshminë mbi përvojën e punës përkatëse, të përcaktuar me këtë rregullore dhe legjislacionin ne fuqi;

1.5. Çertifikata shëndetësore për vlerësimin e aftësive psiko-fizike të kandidatit;

1.6. Çertifikatën nga evidenca penale, e lëshuar nga gjykata; dhe

1.7. Dokumentet tjera/deshmitë e percaktuara si në nenin 7 paragrafi 2 kësaj Rregullore.

MËNYRA E APLIKIMI

  1. Aplikacioni së bashku me dokumentet mbështetëse mund të dorëzohet në Këshill në formë fizike, përmes postës së rregullt ose postës elektronike, i cili regjistrohet dhe secili kandidat pajiset me një konfirmim mbi pranimin e aplikacionit;
  2. Për secilin kandidat krijohet dosje e cila përmban të gjitha dokumentet e prezantuara nga kandidati. Komisioni për Vlerësimin e Aplikacioneve të Kandidatit për Ekspert Gjyqësor është përgjegjës për formimin, mbajtjen e dosjes dhe siguron kompletimin dhe përditësimin e saj deri në momentin e përmbylljes përfundimtare të procesit të emërimit;
  3. Kandidati në aplikacion cakton fushën e tij të ekspertizës për të cilën kërkon të certifikohet;
  4. Kandidati i cili aplikon për t’u çertifikuar si ekspert gjyqësor në fushën e caktuar duhet të paguajë

taksën prej pesëdhjetë (50) euro. Dëshmia për pagesën dorëzohet në momentin e aplikimit dhe nuk është e rimbursueshme.

FORMULARI I APLIKIMIT

– formulari mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e KGJK-së. (www.gjyqesori–rks.org;

Shkarko formularin:

MËNYRA E APLIKIMIT

Aplikacioni së bashku me dokumentet mbështetëse mund të dorëzohet në Sekretariatin e Këshillit
Gjyqësor në Zyrën e pranimit dhe secili kandidat pajiset me një konfirmim mbi pranimin e aplikacionit.
Kandidati i cili aplikon për t’u certifikuar si ekspert gjyqësor në fushën e caktuar duhet të paguajë taksën prej pesëdhjetë euro (50 €).
Fletëpagesa merret në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, përkatësisht në
Departamentin për Buxhet dhe Financa. Dëshmia për pagesën dorëzohet në momentin e aplikimit dhe nuk është e rimbursueshme.

AFATI I DORËZIMIT APLIKACIONEVE

Afati për dorëzimin aplikacionit është i hapur gjate tërë vitit 2023 nga dita e publikimit. Sekretariati i KGJK-së, Rruga ‘’Luan Haradinaj’’ nr. 133, Prishtinë, Zyrën e Pranimit. 10000 Republika e Kosovës