business

Drejtor i Departamentit te Dëmeve

  • star Publikuar: 10-07-2024
  • star Skadon: 20-07-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani K.S. Sigkos
Kategoritë Sigurime
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 982

KS Sigkos ka kënaqësinë që të ftoj të gjithë të interesuarit të cilët janë pro aktiv, bashkëpunues dhe të përgjegjshëm, që të aplikojnë për pozitën në vijim.

Vendi i punës: Drejtor i Departamentit te Dëmeve

Kandidati-ja për këtë vend pune duhet të jetë person me integritet, i cili është i gatshëm të ushtroj ne mënyrë të pavarur funksionin e drejtorit te departamentit te dëmeve ne përputhje me legjislacionin ne fuqi për industrinë e sigurimeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Drejton dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e departamentit dhe siguron funksionim efikas të tij;
  • Është përgjegjës për përcaktimin e objektivave dhe planifikimin e trajtimit të dëmeve të paraqitura dhe likuidimin e tyre si dhe zgjidhjen e problemeve profesionale që kanë rëndësi për departamentin dhe kompaninë;
  • Organizon dhe shpërndan punën për varësit e tij dhe menaxhon realizimin e detyrave dhe përgjegjësive që duhen përmbushur në përputhje me objektivat dhe përgjegjësit e departamentit;
  • Udhëzon stafin për trajtimin e dëmeve të paraqitura dhe likuidimin e tyre dhe siguron që kjo të bëhet në përputhje me legjislacionin, politikat e kompanisë dhe standardet përkatëse.
  • Përgatit raporte periodike si dhe raporte tjera sipas nevojës së kompanisë;
  • Bashkëpunon me gjithë departamentet tjera për trajtimin sa me efikas te dëmeve dhe arritjes se objektivave te kompanisë,
  • Me autorizim të Kryeshefit Ekzekutiv, përfaqëson kompaninë në institucionet publike dhe private si dhe mbron interesat e kompanisë.
  • Drejtori i departamentit i përgjigjet drejtpërdrejt Kryeshefit Ekzekutiv dhe bordit e drejtoreve.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në njërin nga drejtimet: inxhinierisë mekanike, komunikacion, ekonomik, administrim te biznesit, juridik, ose disiplina te ngjashme;
  • Së paku tre (3) vite përvojë pune menaxheriale në departamentin e dëmeve;
  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën e dëmeve;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, si në të shkruar ashtu edhe në të folur,
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Procedura për aplikim:

Kandidatët për këtë pozitë, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e tyre si më poshtë:

  • Biografinë: CV-në, letër motivimin, diplomën dhe dëshmitë tjera te kualifikimit, përvojën e punës, kopjen e letërnjoftimit etj,
  • Kandidatët mund te aplikojnë duke dorëzuar dokumentet ne zarf te mbyllur ne adresën: Kompania e Sigurimeve “SIGKOS”, Prishtinë, Kompleksi Riera Z10 Rruga Magjistrale Prishtinë-Shkup, 10000, mund te aplikoni edhe duke derguar dokumentacionin ne e-mail: [email protected], ose duke aplikuar online.

Afati i aplikimit është deri me datë: 20 korrik 2024.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

APLIKO ONLINE