business

Moter Edukatore

  • star Publikuar: 11-05-2023
  • star Skadon: 24-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 11259

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Institucioni Parashkollor OJQ “Zogjtë” – Prishtinë shpall;

Pozita; (1) Moter Edukatore për grup moshën 0-3 vjeç

Orar i plotë

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kanditatëve

Kualifikimet do të bëhen në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHTI, respektivisht UA nr . 05/2021 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, neni 4.

  1. Fakulteti i Edukimit-programi katërvjeçar i nivelit baçelor për edukimi në fëmijërinë e hershme 0- 3 vjeç;
  2. Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi infermiere edukatore
  3. Shkolla e mesme e mjeksisë – drejtimi pediatri
  4. Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi mami
  5. Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme.

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimiti plotësuar (merret në kopsht)
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (kopje- letërnjoftimi ose pasaporta);
  • Diplomat e kualifikimit (ose çertifikatat; çertifikatat në vend të diplomësduhet të jenë të noterizuara te noteri. Diploma ose certifikata duhet të përcaktoj qartë notënmesatare.
  • Çertifikatat e trajnimeveduhet të jenë të akredituara nga MASHT, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen relevante për nivelin e arsimit përkatës nga ana e institucionit;
  • Dëshmi të përvojës së punës vetëm në institucione arsimore (vetëm kontrata ose vërtetimi nga ana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e

marrëdhënies së punës do të merren parasysh).

Sqarime shtesë:

  • Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
  • Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pa kompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
  • Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente(jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
  • Personat të cilët kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
  • Për intervistëdo të ftohen kandidatët të cilët i plotësojnëmë së miri kushtet sipaskonkursit dhe legjislacionit në fuqi.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur prej dates15.05.2023 – 24.05.2023.

Aplikacionet mund ti merrni çdo ditë pune nga ora 09:00 - 15:00.

Aplikimi bëhet vëtëm në mënyrë elektronike.

Në email: [email protected] dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi, duke bashkuar dokumentet që dëshmojnë kualifikimin (diplomën) dhe përvojën tuaj të punës..

Në ‘’Subject’’ ju lutem shenoni: Aplikim për moter edukatore

Konkursi mbetet i hapur deri me datë 24.05.2023

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.