
Kompani
IT Engineers
Kategoritë
Teknologji Informative - ICT
Vendi i punës
Fushë Kosovë
Numri i pozitave
2
IT Engineers shpall konkurs për pozitën “Specialist për Dokumentimin e Sistemeve IT”, me qëllim për të përforcuar ekipin tonë teknik me një profil profesional që do të luajë rol kyç në krijimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit të saktë dhe të detajuar për sistemet, proceset dhe projektet tona IT.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Hartimi i dokumentacionit teknik për sistemet IT, aplikacionet dhe infrastrukturën.
- Krijimi i manualeve të përdorimit dhe udhëzimeve për përdoruesit dhe stafin teknik.
- Përditësimi i vazhdueshëm i dokumentacionit në përputhje me ndryshimet teknike.
- Bashkëpunimi me zhvillues, inxhinierë të sistemit dhe menaxherë projekti për të kuptuar kërkesat teknike.
- Standardizimi i strukturës së dokumenteve sipas praktikave më të mira.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Aftësi të shkëlqyera të shkrimit teknik dhe përdorimit të gjuhës së qartë dhe të strukturuar.
- Aftësi të shkëlqyera Ne perdorimin e paketave MS Office. Word, Excel, PPT etj.
- Përvojë me mjete të dokumentimit (përparësi).
- Njohuri e mirë e gjuhës angleze (e domosdoshme); gjermanisht (përparësi).
Aplikimet dërgohen në: [email protected] duke shenuar ne subject Specialist për Dokumentimin e Sistemeve IT
Apliko shpejtë përmes sistemit!