business

Zyrtar për Biblioteka (5)

  • star Publikuar: 09-02-2023
  • star Skadon: 14-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 5
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 29997

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prishtinë shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

APLIKO KETU

Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshëm

Institucioni Komuna Prishtinë

Nr. i Referencës RN00010772

Kodi RPC0004437

Data e njoftimit 17.01.2023

Afati për aplikim 07.02.2023 - 14.02.2023

1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me drejtuesin dhe stafin tjetër profesional për zbatimin e detyrave, shërbimeve dhe produkteve përkatëse;
  2. Kryen detyra të kërkuara në fushën profesionale specifike brenda afateve kohore të caktuara.
  3. Kryen detyrat në fushën profesionale specifike nën mbikëqyrje të përgjithshme;
  4. Bën hulumtime dhe analiza bazë rreth temave të caktuara nga drejtuesi ose stafi i nivelit të lartë profesionale;
  5. Komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbim të informatave në fushat e interesit të përbashkët;
  6. Ofron përkrahje në fushën specifike profesionale për stafin e nivelit më të lartë profesional sipas kërkesës;
  7. Kryen detyra tjera në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

2. Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apoekuivalente me to.
  • Kualifikime të posaçme formale: Fakulteti filologjik dhe filozofik
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.

4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

5. Pozitat aktualisht të lira

KodiNr. i ReferencësTitulli i pozitësKlasa e pozitësKoeficientiInstitucioniOrganizata/Vendi i punësNr. i kërkuar
RPC0004323RN000106 54Zyrtar për Biblioteka 1Profesional 35.5Komuna PrishtinëDrejtoria e Kulturës/Prishtinë5

6. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Certifikate nga gjykataqe nuk jeni ner hetime (jo ma e vjeter se nga data e shpalljes se ketij konkursi)

8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

Ligji nr. 06/L-114 për zyrtar publik, dhe

Ligjet tjera përkatëse që rregullojnë Drejtorinë e Kulturës, dhe sektorin e Bibliotekave

10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

11. Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

VËREJTJE:

Koeficienti i përcaktuar për këtë konkurs është subjekt i harmonizimit konform ligjit të ri të pagave kurdo që hynë në fuqi ky ligj!

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

APLIKO KETU