business

Konsulent për hartimin e Planit Strategjik për Vazhdimësinë Financiare të Organizatës

  • star Publikuar: 14-05-2024
  • star Skadon: 21-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa, Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 646

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar shpallë: Termat e Referencës për përzgjedhje të konsulentit për hartimin e: Planit Strategjik për Vazhdimësinë Financiare të Organizatës

1.Informata për Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) është organizatë ombrellë dhe mekanizëm gjithëpërfshirës i organizatave të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, i cili është themeluar me asistencën e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë. Forumi përfaqëson dhe mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, në mënyrë të unifikuar dhe pa asnjë dallim.

Në vazhdim të implementimit të projektit: “Asgjë për ne pa zërin tonë” në partneritet me Zyrën e Save the Children Kosova/o, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) është duke kërkuar: Konsulent për hartimin e Planit Strategjik për Vazhdimësinë Financiare të Organizatës.

3.Kualifikimet dhe Përgjegjësitë:

  1. Përgatitje universitare në Shkenca Sociale apo Ekonomike
  2. Përvojë në hartim të Planeve për vazhdimësi financiare të organizatave (Planeve biznesore)
  3. Përvojë në fushën e aftësisë së kufizuar
  4. Dorëzimi i Planit Strategjik për Vazhdimësinë Financiare të Organizatës, tek Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar të bëhet jo më vonë se dhjetë (10) ditë pune pasi të ketë pranuar dhe inkorporuar komentet e mundshme nga FKAK

4. Koha e angazhimit

Konsulenti do të angazhohet për një periudhë 10 ditore me anë të një kontrate për shërbim nga FKAK. Në kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.

5. Procedura

  1. Lloji i procedurës: E hapur – me postë elektronike;
  2. Objekti i prokurimit: Konsulencë;
  3. Oferta duhet të jetë në Euro
  4. Afati kohor për dorëzimin e ofertave/aplikacioneve deri me datë: 21.05.2025

Ofertat duhet të dorëzohen në emailin [email protected], me dokumentacionin si në vijim:

1) CV dhe Letër Motivuese;

2) Dy referenca dhe

3) Një propozim financiar

Për informata rreth projektit dhe informata tjera rreth thirrjes kontaktoni Menaxheren e Projektit, Znj. Saranda Uka në emailin: [email protected].

Poentimi do të bëhet në këtë formë:

Vlerësimi i punës paraprake e paraqitur në CV-i do të vlerësohet me 40 pikë;

Edukimi do të vlerësohet me 30 pikë;

Propozimi financiar 30 pikë.

7. Mënyra e Pagesës:

Pagesa do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar e do nënshkruhet nga i/e angazhuari/a. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të angazhimit.