business

Konkurs për pranimin e 612 ushtarëve aktiv dhe 388 ushtarëve rezervë

  • star Publikuar: 17-12-2022
  • star Skadon: 23-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1000
Vendi i punës Të gjitha qytetet
Shikime 27201

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka hapur konkurs për pranimin e 612 ushtarëve aktiv dhe 388 ushtarëve rezervë.

Ky konkurs është i hapur nga data 15.12.2022 deri më 15.01.2023

Më poshtë i gjeni kriteret e aplikimit:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme,
  • Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
  • Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
  • Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
  • Të jetë i moshës 18 - 25 vjeçarë në datën e aplikimit;
  • Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra.
  • Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun; (Kandidatët të cilët bartin tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri të gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun, në rast përzgjedhje janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor; deri në fillimin e shkollimit për kadet, në të kundërtën do të diskualifikohen);

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Diplma e shkollës së mesme/ e nostrifikuar, (diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës, duhet të i nënshtrohen procesit të njohjes nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
  • Ekstrakti i Lindjes (jo më i vjetër se gjashtë muaj).
  • Certifikata nga Gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime.
  • Vërtetimi nga Policia e Kosovës për të kaluarën e tyre penale (dokumenti të jetë i nxjerrur brenda afatit të konkursit).
  • Kopje të letërnjoftimit apo pasaportës.
  • Foto portret 4x4 për aplikim (elektronike).
  • Dëshmi për kualifikime tjera (nëse posedon).
  • Dokumenti i zotësisë së veprimit.

Aplikimi bëhet vetëm në formën ONLINE në faqen https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply

Linku për Aplikim: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply