Në bazë të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, lidhur me nenin 17 (Ligji nr.03/L-087, datë:13.06.2008, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111(nenit 9 dhe 13) datë:20.04.2012; me tej ne tekst: Ligji nr. 03/L-087) dhe vendimit të datës 07.02.2023 nr. prot. 2/14, Bordi i përkohshëm i Drejtorëve i Ndërmarrjeve Publike Infrastruktura Hekurudhore e Kosovës ,,Infrakos Sh.a.’’ shpallë:
KONKURS PËR VEND TË PUNËS
Titulli i punës: Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit
Vendi: Fushë Kosovë
Ndërmarrja: Infrakos
Afati i fundit për aplikim : 10.03.2023
Titulli i punës: Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit
Duke i raportuar Bordit të Drejtorëve, Zyrtari Kryesor i Financave dhe Thesarit është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të Financave dhe Thesarit në NP Infrakos Sh.a.
Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë që të gjithë personat e emëruar si zyrtarë sipas nenit 21 pikës 3 të ligjit bazik për Ndërmarrje Publike nr.03/L-087, gjithashtu bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshim dhe plotesimin e nenit 21, paragrafi 21.4. të ligjit bazik, riformulohet si në vijim: të jenë persona me integritet të njohur të cilët :
- i plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 (ligjit bazik),
- i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 (ligj t bazik) pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l),
- nuk janë, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tridhjetë e gjashtë (36) muajsh para datës së aplikimit nuk kanë qenë Drejtorë të Bordit të kompanisë gjegjëse, dhe
- kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.
Detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e ZKFTH-së janë:
Zyrtari Kryesor i Funancave dhe Thesarit është përgjegjës për mbikëqyrjen e të gjitha aktiviteteve financiare të subjektit të sektorit publik për garantimin e cilësisë dhe pajtueshmërisë së:
- Dokumentit final të buxhetit dhe bashkërendimin e punës gjatë procesit të planifikimit të ndermarrjes;
- Raporteve mujore, periodike, gjashtëmujore, vjetore dhe specifike si dhe monitorimin e realizimit të buxhetit sipas planit të biznesit të ndërmarrjes;
- Të sigurohet se transaksionet financiare, kontabilitetit dhe pasqyrave vjetore financiare të ndërmarrjes të jenë në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe aktet nënligjore të miratuara nga Ministri i Financave;
- Rregulloreve të brendshme të menaxhimit financiar, hartimit të proceseve dhe fushat me rrezik, duke siguruar gjurmët e auditimit për të gjitha proceset në kuadër të subjektit dhe listat për kontroll financiare për të gjithë personelin e financave të ndermarrjes;
- Udhëheqë evidencat lidhur me mjetet financiare të Korporatës dhe gjendjen e Thesarit;
- Themelon dhe shqyrton kontrollin e brendshëm financiarë, duke përfshirë edhe blerjet, faturat e parave kesh dhe asetet fikse;
- Monitoron llogaritë fitimprurëse dhe koordinon pagesat e faturave dhe blerjeve të posaçme;
- Përgatit dokumentet e Korporatës për auditimin në fund të vitit dhe shërben si një ndërlidhës për auditorët;
- Shqyrton, marrëveshje financiare dhe mirëmban të gjitha politikat e financiare të lidhura me biznesin;
- Zhvillon dhe implementon strategjitë financiare afat mesme dhe afat gjate për të siguruar menaxhim dhe siguri të fondeve në mënyrën më profitabile;
- Inicion ndryshime dhe plane për zhvillimin e stafit në departamentin e financave në pajtim me praktikat moderne ekzistuese në këtë fushë;
- Zhvillon procedurat për të kontrolluar dhe planifikuar qarkullimin e parave;
- Siguron që NP Infrakos Sh.a. është në pajtim me legjislacionin dhe rregulloret relevante ne këtë fushë.
Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit është vartës i të drejtpërdrejtë dhe llogaridhënës ndaj Kryeshefit Ekzekutiv për operacionet financiare, kontabilitetin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare të ndërmarrjes.
Mandati i ZKFTH
- ZKTHF emërohet nga Bordi i Drejtorëve me kontratë të rregullt pune me kohëzgjatje 3 vite.
Kompenzimi i pagës mujore
- Paga e ZKTHF është e përcaktuar me deklaratën e politikës për kompenzim të zyrtarëve të lartë brenda ndërmarrjes publike Infrastruktura Hekurudhore e Kosovës Infrakos Sh.a.
Kushtet dhe kriteret që ZKFTH duhet t’i plotësoj:
- Kandidati duhet të ketë diplomë universitare nga fusha e financave dhe/ose kontabilitetit.
- Të jetë Teknik i Konatabilitetit në një nga institucionet e çertifikuara ose nga institucione të tjera përkatëse ndërkombëtare ose vendore në përputhje me kriteret e lëshuara nga Ministri i Financave;
- Përvojë profesionale nga fusha e financave dhe kontabilitetit;
- Të dëshmoj njohuri të duhura për menaxhimin financiar të ndërmarrjes;
- Aftësi për analizimin dhe detektimin e çështjeve të rëndësishme financiare;
- Njohuri të gjerë të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IAS), menaxhim të financave dhe qarkullimit të parave;
- Kapacitet për të trajnuar dhe zhvilluar stafin e financave;
- Aftësi të forta bindëse/ndër personale;
- Zotësi për t’u përshtatur në situata të pa-planifikuara, apo të ndryshuara, fleksibilitet të planeve dhe masat për t’u përballur me rrethanat e tilla;
- Zotësi të delegimit dhe monitorimit të autoritetit dhe përgjegjësisë tek bashkëpunëtorët për kryerjen e funksioneve të deleguara;
- Pavarësia dhe niveli i lartë i integritetit përgjatë aktiviteteve në korporatë;
- Aftësi për udhëheqje për arritjen e objektivave të përgjithshme të Infrakos Sh. A, si dhe aftësia për të marrë vendime të rëndësishme në situatat e vështira;
- Kandidati duhet të ketë së paku 5 vite përvojë në menaxhimin e financave. Preferohen individët me përvojë pune në ndërmarrje/ korporata me madhësi dhe kompleksitet te lartë;
- Kandidati duhet te jetë i/e lirë nga çdo konflikt interesi siç përcaktohet me Ligjin për Konfliktin e Interesit 06/L-011;
- Preferohet njohuri e mirë e gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur.
Informatë për procedurën e konkurrimit
Kandidatët për ZKFTH, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Aplikacionin;
- CV-në e detajuar duke përfshirë datat e sakta të punësimit dhe detaje të përgjegjësive për çdo pozicion duke përfshirë nivelin e vendimmarrjes, numrin e punonjësve të mbikëqyrur, buxhetin dhe përgjegjësitë:
- Letër motivimin;
- Dëshminë mbi kualifikimin profesional;
- Dëshminë mbi përvojën e punës;
- Çertifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se gjashtë muaj) të lëshuar nga Gjykata kompetente;
- Kopjen e letërnjoftimit.
Aplikanti duhet ta vendos datën dhe të nënshkruaj deklaratën nën betim ku deklarohet që i përmbushë të gjitha kushtet e pranueshmërisë. Kjo deklaratë së bashku me aplikacionin mund të shkarkohen nga uebfaqja e Ndërmarrjes Publike Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës Infrakos Sh.a.: www.infrakos.com/publikimet/punesimi/
Dokumentacioni i kompletuar (aplikacioni së bashku me deklaratën nën betim dhe të gjitha dokumentet përcjellëse) dorëzohet personalisht në zarf të mbyllur në zyrën e arkivit në ndërtesën e Drejtorisë së ,,INFRAKOS-it’’ në adresën Sheshi i Lirisë pn, në Fushë Kosovë, me shënimin: për z. Arsim Deliu, Sekretar i ,,INFRAKOS’’-it, ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected]
Në aplikacion duhet të ceket qartë titulli i vendit të punës dhe dokumentet e bashkangjitura të aplikacionit duhet të jenë kopje dhe nuk kthehen. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe kandidatet me aplikacionet e pa kompletuara nuk do të ftohen në intervistë.
Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe e-mail adresën.
Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë me diskualifikimin e menjëhershëm.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.
Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,Infrakos” Sh.A, ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe inkurajon të gjitha femrat e meshkujt e të gjitha komuniteteve që i plotësojnë kriteret e konkursit që të aplikojnë.
Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet në një kohë optimale pas përfundimit të afatit për aplikim. Bordi i Drejtorëve i NP Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,Infrakos” Sh.A e mban të drejtën e formimit të listës së shkurtë me aplikantët si dhe përzgjedhjen e Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit.
Konkursi mbetet i hapur nga data 09 Shkurt 2023 deri më 10 Mars 2023 në ora 16:00.