business

Përfaqësues Mjekësor (8)

  • star Publikuar: 25-08-2025
  • star Skadon: 09-09-2025
Kategoritë Mjekësi
Vendi i punës Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj
Numri i pozitave 8

GALENI GROUP SHPALL KONKURS PUNE

Pozicioni: Përfaqësues Mjekësor: 8 Pozita

Lokacioni:Zona Prishtinë-2 Pozita
Lokacioni:Zona Prizeren-2 Pozita
Lokacioni:Zona Pejë-2 Pozita
Lokacioni:Zona Ferizajë-2 Pozita

Orari i punës: Full-time

Kontrata: Me kohë të pacaktuar (pas periudhës prove)

Profili i kompanisë

Galeni Group është një kompani farmaceutike lider në treg, me mbi 10 vite eksperiencë në shpërndarjen e produkteve farmaceutike, suplementeve ushqimore dhe pajisjeve mjekësore. Me fokus në cilësinë, profesionalizmin dhe etikën në punë, kompania jonë ka ndërtuar bashkëpunime të qëndrueshme me profesionistët e shëndetësisë në gjithë territorin e Kosovës.

Përshkrimi i pozicionit

Përfaqësuesi mjekësor do të jetë përgjegjës për promovimin dhe shitjen profesionale dhe etik të portofolit të produkteve të kompanisë tek mjekët,mjekët specialistë, farmacistët dhe profesionistët e tjerë të shëndetësisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Kryerja e vizitave të planifikuara në institucione shëndetësore dhe farmaci.
  • Promovimi i karakteristikave dhe përfitimeve të produkteve sipas standardeve të industrisë.
  • Zbatimi i strategjive të marketingut dhe komunikimit të miratuara nga kompania.
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të qëndrueshme me profesionistët shëndetësorë.
  • Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve të rregullta të performancës dhe feedback-ut të tregut.
  • Pjesëmarrja në trajnime, konferenca dhe aktivitete të tjera promovuese.

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare në Mjekësi, Farmaci, Biokimi, Shkenca të Natyrës apo fusha të ngjashme.
  • Përvojë e mëparshme në shitje dhe marketing farmaceutike përbën avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese.
  • Integritet profesional dhe orientim të fortë drejt rezultateve.
  • Aftësi për punë të pavarur dhe në ekip.
  • Njohuri bazë të gjuhës angleze (e dëshirueshme).
  • Patentë e vlefshme për automjet (kategoria B).

Çfarë ofron Galeni Group

  • Ambient pune profesional, dinamik dhe mbështetës.
  • Paketë konkurruese financiare + bonus motivues bazuar në performancë.
  • Trajnime të rregullta profesionale dhe mundësi zhvillimi karriere.
  • Automjet pune dhe pajisje të nevojshme për realizimin e aktiviteteve ditore.

Procesi i aplikimit

Të gjithë të interesuarit ftohen të dërgojnë:

CV-në
Letër motivimi

📧 në adresën e emailit: [email protected]

🕒 Afati i fundit për aplikim: data e fundit, 9 Shtator 2025

📝 Subjekti i emailit: Aplikim për Përfaqësues Mjekësor – Qyteti:______________

📌 Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë

Adresa:Qendresa

Rruga:Rilindja nr.32, Prishtinë Republika e Kosoves
E-mail: [email protected]
Tel: +383 49 193 805