business

Analist/e Kreditor/e (1),  Arkatar/e dhe Zyrtar/e për regjistrim (2)

  • star Publikuar: 09-06-2023
  • star Skadon: 15-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Ferizaj, Kaçanik, Lipjan, Podujevë, Shtime
Shikime 37908

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të pozitave si në vijim:

  1. Një (1) Analist/e Kreditor/e për degën në Shtime, me kohë të caktuar (zevendesim):
  2. Një (1) Arkatar/e dhe zyrtar/e për regjistrim për degën Podujevë, me kohë të caktuar (zevendesim):
  3. Një (1) Arkatar/e dhe zyrtar/e për regjistrim për degën Ferizaj dhe per zevendesime ne deget Lipjan, Shtime dhe Kaçanik, me kohë të caktuar (zevendesim):

Analist-e Kreditor-e (pozita 1) Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditorepermes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrorepër aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorinmikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh MicrosoftOffice,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil,kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Arkatar/e dhe zyrtar/e për regjistrim (pozita 2 & 3) Përgjegjësitë:

  • Prezanton produktet e KRK tek klientet.
  • Regjistron te gjitha te dhenat lidhur me procesine kredidhenies ne dege.
  • Pranon pagesat e klientevedhe shperndane kredite e aprovuara.
  • Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në programtë jenë të sakta.
  • Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive te shperndara.
  • Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor.
  • Raporton në zyrën qëndrorepër aktivitetin kreditor.
  • Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Përvojë paraprakenë punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Njohuri te ndonje programite kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil,kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 09.06.2023deri me dt. 15.06.2023. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnëvetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruesetë kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabartatë punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.