TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT
THIRRJE PËR EKSPERT / KOMPANI PER PROMOVIMIN E KOMPANIVE PRIVATE DHE DIVERSITETIT NE VENDIN E PUNES | Aprovuar nga drejtori ekzekutiv _____________________ Nënshkrimi |
Informacion i përgjithshëm:
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selin në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të punes, ngritjen e nivelit te arsimit, fuqizimin politik dhe ekonomik te grave etj.
1.Kontesti i ndërhyrjes:
Komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë përballen me diskriminim të thellë dhe të vazhdueshëm etnik, i cili ndikon në përjashtimin e tyre social dhe ekonomik. Pavarësisht përpjekjeve të mëparshme për përmirësimin e përfshirjes së këtyre komuniteteve, përjetimi i diskriminimit, paragjykimeve, dhe kufizimeve në aksesin në punësim mbetet një sfidë e madhe. Kjo situatë është veçanërisht shqetësuese për grupet e margjinalizuara brenda këtyre komuniteteve, si gratë dhe të rinjtë.
Në përgjigje të këtyre sfidave, organizata jone do te realizoje nje kampanje promovuese per te vlerësuar dhe promovuar kompanitë private që kanë punësuar anëtarë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë. Kampanja do të fokusohet në prezantimin e këtyre kompanive si shembuj të mirë të diversitetit në vendin e punës, duke synuar që të nxisë edhe kompani të tjera për të ndjekur të njëjtin model. Kompania e përzgjedhur e marketingut do të realizojë këtë kampanjë pa përfshirjen e videove, por do të përdorë aktivitete të tjera promovuese.
2. QËLLIMI SPECIFIK
Qëllimi i kësaj thirrjeje është angazhimi i një eksperti/kompanie për të draftuar nje kampanje promovuese per vleresimin dhe promovimin e kompanive private ne Kosove te cilat pergjate viteve kane punesuar pjesetare te komuniteteve duke lene anash paragjykimet dhe stereotipet te cilat ekzistojne ndaj komuniteteve Rom, Ashkalinje dhe Egjiptian ne vendin tone. Per me teper kjo kampanje ka per qellim nxitjen e bizneseve private per punesimin e pjesetareve te komuniteteve dhe promovimin e benefiteve te diversitetit ne vendin e punes. Objektivat e kesaj kampanje jane:
- Të promovojë kompanitë që mbështesin diversitetin përmes punësimit të anëtarëve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
- Të nxisë dhe inkurajojë kompani të tjera të konsiderojnë përfshirjen e diversitetit në praktikat e tyre të rekrutimit.
- Të ndërgjegjësojë publikun për rëndësinë e diversitetit dhe përfshirjes në vendin e punës.
- Të rrisë njohjen dhe imazhin pozitiv të kompanive që promovojnë diversitetin dhe përfshirjen në punësim.
3. Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Eksperti/Kompania e marketingut do të jetë përgjegjëse për realizimin e aktiviteteve të mëposhtme:
- Krijimi i Konceptit Kreativ të Kampanjës
Të krijojë një koncept dhe slogan unik që përçon mesazhin e diversitetit dhe vlerësimit për kompanitë që kanë përfshirë anëtarë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. - Promovimi përmes Medias Sociale dhe Digjitale
Zhvillimi i përmbajtjes për rrjetet sociale, duke përfshirë postime, grafika, artikuj blog-u dhe infografika që promovojnë këto kompani dhe rëndësinë e diversitetit. Përmbajtja duhet të përshtatet për rrjete të ndryshme sociale dhe të shpërndahet në platforma kryesore si Facebook,Instagram dhe Twitter. - Organizimi i Eventeve Promovuese
Të propozojë dhe organizojë evente të vogla apo takime, si p.sh. panele diskutimi, workshope apo networking events, ku kompanitë pjesëmarrëse ndajnë përvojat e tyre mbi përfitimet e diversitetit. - Përdorimi i Materialeve Grafike dhe Infografikave
Të zhvillojë materiale vizuale dhe infografika që përshkruajnë përfitimet e diversitetit në vendin e punës dhe ndikimin pozitiv të përfshirjes së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në fuqinë punëtore. - Përgatitja dhe Shpërndarja e Historive të Suksesit
Krijimi i artikujve ose përshkrimeve të shkurtëra të historive të suksesshme të kompanive dhe individëve nga këto komunitete. Këto histori mund të përfshijnë intervista me drejtues të kompanive ose punonjës që ndajnë përvojat dhe ndikimin e këtij diversiteti në organizatat e tyre. - Publiciteti në Media Lokale
Të propozojë një plan për sigurimin e mbulimit në media lokale (gazeta, radio, portale online) për të rritur njohjen dhe dukshmërinë e kampanjës dhe për të promovuar kompanitë që mbështesin diversitetin.
4. Procesi i Vleresimit
Propozimet do të vlerësohen mbi bazën e:
- Kreativitetit dhe përshtatshmërisë së konceptit të kampanjës për promovimin e diversitetit.
- Përvojës së mëparshme të kompanisë në fushata të ngjashme.
- Kapacitetit për të realizuar aktivitete efektive promovuese për diversitetin pa video.
- Përputhshmërisë së buxhetit të propozuar me cilësinë e aktiviteteve të ofruara.
5. Kualifikimet dhe kriteret e vleresimit
Eksperti/Kompania e marketingut duhet të dorëzojë:
- CV apo certifikate biznesi (per kompani) se bashku me letren motivuese.
- Diplome universitare ne fushen e marketingut apo marredhenieve me publikun.
- Pervoje pune paraprake ne realizimin e kampanjave minimum 3 vite.
- Konceptin fillestar dhe sloganin e kampanjes.
- Oferten teknike dhe financiare.
- Deshmi te kampanjave paraprake te ngjajshme
6. Procesi i Rekrutimit
Procesi i rekrutimit të ekspertit/kompanise për realizimin e kampanjes do te perfshije hapat e mëposhtëm:
- Seleksionimi dhe intervistimi: Vleresimi i ofertave teknike dhe finaciare si dhe konceptit fillestare te kampanjes dhe intervistimi i kandidateve/kompanive potenciale.
- Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre dhe do te organizohet takimi fillestar me personin pergjegjes per monitorimin e kampanjes.
- Fillimi i angazhimit: Pas nënshkrimit të kontratës, eksperti/ja do të fillojë punën e tij sipas planit të përcaktuar, duke hartuar dhe zhvilluar planin e veprimit te propozuar ne oferten teknike.
7.PLANI DHE BUXHETI
Afati për dorëzimin e ofertave është deri më data e caktuar. Ofertat duhet të përfshijnë një propozim teknik dhe financia.
8. MËNYRA E APLIKIMIT:
Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected] .
Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.
Afati i fundit për aplikim është deri më datë 08 Nentor 2024
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.