business

Specialistë të inxhinierisë të Ndërtimit

  • star Publikuar: 29-06-2023
  • star Skadon: 13-07-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Komunë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Lipjan
Shikime 27695

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Lipjan shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit : Specialistë të inxhinierisë të Ndërtimit

Institucioni: Komuna Lipjan

Nr. i Referencës: RN00011844

Kodi : RPC0005441

Data e njoftimit: 08.06.2023

Afati për aplikim: 29.06.2023 - 13.07.2023

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Krijimi i një baze të të dhënave për rrjetin e ujësjellësit dhe ujërave të zeza.
  • Kryen detyra të specializuara, sipas kërkesës, në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve të caktuara kohore;
  • Merr pjesë në grupe punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë; 4.Ofron këshilla në fushën e ekspertizës të kërkuara brenda institucionit; Komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbim të informatave dhe zhvillimin e punës në fushat e interesit të përbashkët;
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe; 7.Bënë përgatitjen e projekteve ideore/propozuese/për ndërtim;
  • Bënë monitorimin dhe mbikëqyrjen e kontratave Komunal;
  • Bënë hartimin e paramasave dhe parallogarive sipas kërkesave dhe kërkon shpalljen e tenderëve nga Drejtorati për Prokurim;
  • Për punën e tij-saj i përgjigjet dhe i raporton Shefit të Sektorit si dhe kryen edhepunë tjera nga lëmia përkatëse profesionale.


Kërkesat e përgjithshme për pranim:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale:

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve.- Fakulteti i Ndërtimtarisë – Departamenti i Hidroteknikës, Arkitekturës, Urbanizmit.

Kualifikime të posaçme formale:

  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Pozitat aktualisht të lira:

KodiNr. i Referencë sTitulli i pozitësKlasa e pozitësKoeficientiInstitucioni

Organizata /

Vendi i punës

Nr. i kërkuar
RPC0004599RN000109 43Zyrtar për Menaxhimin e ProjekteveProfesional 27Komuna Lipjan

DREJTORATI PËR SHËRBIME PUBLIKE, MBROJTJE DHE SHPETIM

/ Zyrtar për Menaxhimin e Projekteve

1

Mënyra e aplikimit:

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen:

  • Njohuri dhe përvojë në ndërtimtari pjesa e elektroteknikës si dhe në mbikëqyrjen dhe menaxhimin e projekteve ;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme lidhur me ndërtimtarinë;

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët:

Shpallja e rezultateve përfundimtare:

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen