business

Moter Edukatore për grup moshën 0-3 vjeç

  • star Publikuar: 21-07-2025
  • star Skadon: 01-08-2025
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Institucioni Parashkollor OJQ “Zogjtë” – Prishtinë shpall;

Pozita; (1) Moter Edukatore për grup moshën 0-3 vjeç

Orar i plotë

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kanditatëve

Kualifikimet do të bëhen në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHTI, respektivisht UA nr . 05/2021 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, neni 4.

  1. Fakulteti i Edukimit-programi katërvjeçar i nivelit baçelor për edukimi në fëmijërinë e hershme 0- 3 vjeç;
  2. Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi infermiere edukatore
  3. Shkolla e mesme e mjeksisë – drejtimi pediatri
  4. Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi mami
  5. Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme.

Përparsi kanë kandidatët që kanë të paktën 2 vite përvojë pune në fushën e arsimit, përkatësisht në atë të edukimit parashkollor, E preferuar, të ketë të mbaruar trajnimin për KK dhe të ketë përvojë në metodologjinë e Montessorit.

Në rast të plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore nga ana e kandidatëve prej 3 e më shumë, të renditura sipas prioriteteve të këtij konkursi nuk do të vazhdohet me kandidatë të tjerë për zhvillimin e procedurave të mëtutjeshme.

II. Mënyra e aplikimit:

Aplikimi bëhet vetëm në mënyrë elektronike në E-mail; [email protected]

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim;

  • Diploma e kualifikimit (ose çertifikata në vend të diplomës, të jenë të noterizuara te noteri. Diploma ose çertifikata duhet të përcaktoj qartë notën mesatare;
  • Rezymeja/ CV Personale
  • Letër motivimin;
  • Dokumenti personal (kopje- letërnjoftimi ose pasaporta);
  • Dëshmi e trajnimeve që konsiderohen relevante për nivelin e arsimit përkatës
  • Dëshmi të përvojës së punës referenca/ vlerësime të punës (kontrata ose vërtetimi nga ana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës
  • Dëshmi që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende (nëse ka ).

Konkursi mbetet i hapur deri më 01.08.2025

  • Sqarime shtesë:
  • Aplikacionet e pa kompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.
  • Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë të deklaruara, pa dëshmi).
  • Personat të cilët kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHTI.
  • Për intervistëdo të ftohen kandidatët të cilët i plotësojnë më së miri kushtet sipas konkursit dhe legjislacionit në fuqi.

Afati dhe mënyra e aplikimit:
Konkursi është i hapur prej dates 21.07.2023– 01.08.2023. Aplikacionet mund ti merrni çdo ditë pune nga ora 09:00 - 15:00.
Adresa: rr. Sami Frasheri, lagjja Sofali (mbrapa Kolegjit AUK)

Aplikimi bëhet vëtëm në mënyrë elektronike.

Në email: [email protected] dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi, duke bashkuar dokumentet që dëshmojnë kualifikimin (diplomën) dhe përvojën tuaj të punës..

Në ‘’Subject’’ ju lutem shenoni: Aplikim për moter edukatore

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.