business

Administrative officer – oficer/e, IT technician, Telecommunication technician, Marketing

  • star Publikuar: 30-04-2025
  • star Skadon: 31-05-2025
Kompani DIBARCOM L.L.C
Kategoritë Marketing, Teknologji Informative - ICT, Administratë
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 162

Kompania “DIBARCOM L.L.C” me qëllim të rritjes së kapaciteteve humane, hapë konkurs për pozitat vijuese:

Administrative officer – oficer/e i administratës (1 pozitë)
IT technician – Teknik i IT-së (1 pozitë)
Telecommunication technician - Teknik i Telekomunikacionit (1 pozitë)
Marketing (1 pozitë)

Administrative officer – oficer/e i administratës

Kërkojmë t‘i bashkohet ekipit tonë një person me atribute të larta, pozitive, me integritet, dinjitet dhe profesionalizëm. Ju do të jeni "pasqyra" e kompanisë sonë dhe do të siguroheni që klientët të jenë dhe të ndihen të mirëseardhur.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Organizon punën në administratë;

• Përgjegjëse për mirëmbajtjen e kalendarit ditor të drejtorit ekzekutiv;

• Kujdeset për dokumentacionin e kompanisë;

• Kujdeset për mbarëvajtjen e proceseve sipas standardeve

• Menaxhon email-at zyrtare të kompanisë;

• Organizon takimet dhe pranon mysafirët;

• Merret me ankesat dhe kërkesat specifike te klientëve

• Transmeton informacionin tek personeli i duhur në kohë e duhur

• Përditëson informacionet rreth konferencave, seminareve, trajnimeve dhe rezervimeve tjera

• Bashkëpunim të ngushtë me të gjitha departamentet,

• Kryen detyra të tjera që mund të dalin në varësi nga kërkesat e stafit dhe menaxhmentit të kompanisë.

Kualifikimet dhe përvoja:

• Aftësi të mira komunikuese në të shkruar dhe në të folur;

• Efikas/e në punë ekipore;

• Duhet të përdorë maturinë në punë dhe gjatë detyrës me njerëz;

• Duhet të jenë të motivuar dhe me etikë të lartë pune.

• Të ketë njohuri të paketës MS Office;

• Aftësi për të qëndruar i/e qetë nën presionin e kohës

• Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës

• Të ketë vetiniciative, ambicie, besnikëri dhe konfidencialitet.

• Patentë shoferi – Kategoria B (e preferueshme)

• PËRPARËSI NJOHJA E GJUHËS ANGLEZE

• TË JETË STUDENT/E E VITIT TË DYTË APO TË TRETË TË BACHELORIT

IT technician – Teknik i IT-së

Telecommunication technician - Teknik i Telekomunikacionit

Kërkojmë t‘i bashkohet ekipit tonë një person me atribute të larta, pozitiv, me integritet, dinjitet dhe profesionalizëm.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Tekniku duhet të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë që t’i kryej detyrat e dhëna dhe detyrat shtesë në mënyrë profesionale dhe brenda periudhës së pranueshme kohore.

• Të jetë në gjendje të kryej instalime dhe riparime te ndryshme ne lëmine e IT-së dhe telekomunikacionit.

Kualifikimet dhe përvoja:

• Aftësi të mira komunikuese në të shkruar dhe në të folur;

• Efikas/e në punë ekipore;

• Duhet të përdorë maturinë në punë dhe gjatë detyrës me njerëz;

• Duhet të jenë të motivuar dhe me etikë të lartë pune.

• Të ketë njohuri të paketës MS Office;

• Të njohë standardet e cilësisë së shërbimeve në IT

• Të ketë njohuri bazike në gjuhët programuese dhe rrjetave kompjuterike

• Te ketë aftësi te mira fizike

• Të ketë vetiniciative, ambicie, besnikëri dhe konfidencialitet.

• Patentë shoferi – Kategoria B (e preferueshme)

• PËRPARËSI NJOHJA E MIRË E GJUHËS ANGLEZE

• TË JETË STUDENT/E E VITIT TË DYTË APO TË TRETË TË BACHELORIT

Marketing

Kandidati/ja duhet të ketë:

• Të kenë shkathtësi të mira komunikatave

Të kenë ide inovative

Të jenë në gjendje të përdorë dhe përgatis plane, prezantime etj. të produkteve tona

Të jenë të besueshëm dhe transparente ndaj kompanisë

Të jenë në gjendje të mbajnë dhe të ruajnë informacionet e punës për vete

PËRPARËSI NJOHJA E MIRË E GJUHËS ANGLEZE

TË JETË STUDENT/E E VITIT TË DYTË APO TË TRETË TË BACHELORIT

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në tuaja dhe letrën motivuese në e-mail-in: [email protected]

Ne rast se keni ndonjë pyetje mund te na kontaktoni edhe në: +383 38 723 838 Data e fundit për aplikim është 31.05.2025

Vërejtje:

1. Vetëm kandidatet që përmbushin kërkesat do të ftohen për intervistë.

2. Puna fillimisht do të përfshijë praktikë me pagës

3. Pas praktikës mundësi punësimi për ata që tregohen më të suksesshëm gjatë praktikës.

4. Kandidatët duhet të jenë mbi moshën 18 vjeçare.

5. Në raste se përzgjidheni ju do të keni një vende pune të këndshëm dhe të respektueshëm.

JU UROJMË SUKSESE NË KONKURIM!