business

100 Praktikantë me pagesë

  • star Publikuar: 26-10-2022
  • star Skadon: 11-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 100
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 9432

THIRRJE PUBLIKE PËR PUNË PRAKTIKE NË KUADËR TË MASËS 1.4

Qëllimi

Në kuadër të realizimit të masave konkrete të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ofron mbështetje për punë praktike për 100 (njëqind) të rinj, për gjashtë (6) muaj në Qendrat për Punë Sociale, Qendrat Rezidenciale për të moshuar dhe aftësi të kufizuara në Kosovë, si dhe në OJQ-të e licencuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Vlera e mbështetjes financiare

Vlera e mbështetjes financiare për të rinjtë cilët angazhohen si praktikantë është 170 Euro (njëqind e shtatëdhjetë euro) në muaj.

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësohen

Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë:

  1. Deri në moshën 25 vjeçare që janë të regjistruar në Zyrën e Punësimit;
  2. Të diplomuar në drejtimet Punë Sociale, Psikologji, Sociologji, Pedagogji ose Infermieri; dhe
  3. Kanë notën mesatare në studime më të lartë se 8.0.

Dokumentet e nevojshme dhe mënyra e aplikimit

Aplikacionet duhet të dërgohen përmes postës elektronike [email protected] dhe të përmbajnë dokumentacionin në vijim:

  1. Diplomën universitare në drejtimet Punë Sociale, Psikologji, Sociologji, Pedagogji ose Infermieri;
  2. Kopjen e letërnjoftimit të aplikueses/it; dhe
  3. Konfirmimin e statusit të papunësisë apo punëkërkuesit, të lëshuar nga Zyra e Punësimit në Komunën e aplikuesit/es, që duhet të jetë jo më i vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e aplikimit.

Afati i fundit për aplikim është 11 Nëntor 2022.

Procesi i përzgjedhjes

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të themelojë një Komision i cili shqyrton aplikimet dhe krijon një listë finale të kualifikuarve për punë praktike. Nëse vlerësohet e nevojshme, Komisioni do të zhvillojë intervista me kandidatët për të përzgjedhur studentët e kualifikuar për fillimin e punës praktike, bazuar në kriteret e specifikuara me këtë vendim.

Palët e interesuara mund të kërkojnë sqarime shtesë për këtë thirrje publike nëpërmjet e-mail adresës [email protected].