business

Edukatore /Motër Edukatore 0-3 vjeç, Edukatore 3-6 vjeç

  • star Publikuar: 16-08-2024
  • star Skadon: 26-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1777

Datë: 16. 08. 2024

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, Institucioni Parashkollor OJQ “BOTANIKA” – Prishtinë, shpall:

KONKURS

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Nr.

Titulli i vendit të punës

Vend i lirë

Numri i pozitave

1.Edukatore /Motër Edukatore 0-3 vjeç

1

1

2. Edukatore 3-6 vjeç

1

1

Titulli i Punës: Edukatore/Motër edukatore për grup moshën 0-3 dhe 3-6 vjeç

Numri i kërkuar: 2 Pozita

Vend i lirë:-2 pozita

Data e alikimit: 16.08.2024 - 26.08. 2024

Instutucioni: Institucioni Parashkollor OJQ “BOTANIKA”

Orarë i punës: I plotë

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore ( të noterizuara) ;
  • Letërmotivimin;
  • CV Personale ;
  • Dokumnet identifikimi;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit (nëse ka) ;
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.

Formulari i aplikimit (merret në Institucion Parashkollor ‘Botanika”, Rr.Sokol Sopi, nr 74, lagjia Mati II).

Kërkesat e përgjithshme formale:

Arsimimi i kërkuar për Edukatore/Moter edukatore (0-3 vjeç):

  • Fakulteti i Edukimit-Programi Edukimi dhe Zhvillimi në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç.
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi infermiere edukatore;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi i pediatrisë;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi mami;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme;

Arsimimi i kërkuar për Edukatore (3-6 vjeç) :

  • Fakulteti i Edukimit-Programi Parashkollor;
  • Shkolla e lartë Pedagogjike – drejtimi për edukatore;
  • Fakulteti Filozofik- dega e Pedagogjisë së Përgjithshme;
  • Përkujdesje dhe mirëqenie e fëmijëve.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Edukatore/Motër edukatore

  • Të realizojë planprogramin edukativ për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore të cilat rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e saj/tij të punës;
  • Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin edukativ 0-3 dhe 3-6 vjeç;
  • Të zbatojë metodologjitë educative në përputhje me udhëzimet e planprogramit;
  • Të mos kërkojë apo pranojë udhëzimet lidhur me kryerjen e detyrave përveç Drejtoreshës Ekzekutive të Institucionit Parashkollor “Botanika”;
  • Të mos e shfrytëzojë pozitën e punës për interesa private dhe në dobi të ndonjë pale të tretë, përfshirë edhe familjen, shoqërinë apo edhe miqësinë e tij/saj;
  • Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës, përfshirë ruajtjen e informative (nëse nuk janë publike), të cilat lidhen me procesin e punës dhe raporteve të krijuara prej tij/saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik, përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave apo autorizimit nga Drejtoresha Ekzekutive të Institucionit Parashkollor “Botanika”;
  • Të mbajë orën e kujdestarisë dhe kujdestarine ditore;
  • E punësuara është i obliguar të respektojë kodin e veshjes dhe të sjelljes së përcaktuar me rregulloren e brendshme të I.P.” Botanika” dhe akteve të tjera nënligjore;
  • E punësuara nuk do të kryejë punë apo detyrë tjetër me orar të plotë, nëse puna e tillë bie ndesh me aktet e tjera nënligjorepa pëlqimin paraprak me shkrim nga Drejtoresha Ekzekutive të I.P.”Botanika”;
  • Puna të monitorohet dhe vlerësohet mbi bazën e rezultateve të arritura të fëmijëve sipas procedurave profesionale;
  • Punë dhe detyra të tjera shtesë të caktuara nga Drejtoresha Ekzekutive e I.P.”Botanika” dhe detyra të përcaktuara në legjislacioni në fuqi të arsimit parauniversitar;

Sqarime shtesë:

Pas plotësimit të kritereve të konkursit publik dhe dispozitat ligjore, kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të vlerësohen sipas kritereve si në vijim;

Njohuritë e Përgjithshme 25 pikë,

Aftësitë e përgjithshme dhe Personalitetit 35 pikë dhe

Njohuritë profesionale 40 pikë.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Për intervistë do të ftohet 3-5 kandidatët që i plotësojnë më së miri kushtet në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi. Përzgjedhja për intervistë do të bëhet bazuar në kualifikimet formale adekuate, përvojën e punës relevante në arsim, trajnimet e përfunduara relevante të akredituara nga MASHT.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur prej datës 16.08.2024 - 26.08. 2024 Aplikacionet mund të dorëzohen çdo ditë pune nga ora 09:00 - 15:00

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohen në Institucionin Parashkollor “Botanika”në nMati II, Prishtinë, ose e-mail adresën: [email protected] .

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.