business

Ofertim për ekspertizë – Ekspert/Trajner

  • star Publikuar: 17-09-2024
  • star Skadon: 01-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 915

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT/ANALIST/HULUMTUES

Ofertim për ekspertizë – Ekspert/Trajner për ofrimin e trajnimit për Rregulloren nr:19/2024 për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve , zëvendësdrejtorëve,mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesional, asistenteve, instruktorëve dhe sekretarëve në institucionet publike edukativo-arsimore dhe aftësuese (IEAA) të arsimit parauniversitar.

Prishtinë,2024

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voiceof Roma, AshkaliandEgyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

1.Kontesti i ndërhyrjes:

Organizata joqeveritare "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" është e angazhuar për të përmirësuar përfshirjen e fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptianë në sistemin arsimor të Kosovës. Në këtë kuadër, organizata ka themeluar dhe menaxhuar qendra mësimore që ofrojnë mbështetje dhe ndihmë për fëmijët e këtyre komuniteteve.

Në vitin 2018, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) miratoi Udhëzimin Administrativ për Themelimin dhe Funksionimin e Qendrave Mësimore - UA 19/2018. Ky udhëzim ka ndihmuar në rregullimin e procedurave për licencimin dhe menaxhimin e qendrave mësimore, duke përfshirë edhe ato të ndihmuara nga organizata "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve".

Megjithatë, një problem i vazhdueshëm që përballen komunat është pagesa e tutorëve të qendrave mësimore..

Për të adresuar këtë sfidë dhe për të siguruar një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme, është e nevojshme që pozita e tutorit të rregullohet në përputhje me legjislacionin dhe udhëzimet përkatëse. Me këtë qëllim, organizata "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" ka avokuar për përfshirjen e pozitës së tutorit në Rregulloren për Procedurat e Përzgjedhjes dhe Emërimit të Stafit në Institucionet Publike Edukativo-Arsimore dhe Aftësuese (IEAA), e cila është miratuar nga MASHTI dhe Kryeministri i Kosovës në vitin 2024.

Ky kontekst kërkon zhvillimin e një trajneri që do të ndihmojë në organizimin e një punëtorie një ditore për DKA-të në Kosovë, me qëllim që të ofrohen udhëzime të qarta dhe të detajuara për menaxhimin dhe kontraktimin e tutorëve në përputhje me këtë rregullore të re nr:19/2024

  • QËLLIMI SPECIFIK

Organizata joqeveritare "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" ka si synim kryesor nxitjen dhe përfshirjen e fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptianë në sistemin arsimor të Kosovës. Në vitin 2018, Qeveria e Kosovës ka miratuar Udhëzimin Administrativ për Themelimin dhe Funksionimin e Qendrave Mësimore - UA 19/2018, i cili ka për qëllim të rregullojë mënyrën e operimit dhe menaxhimit të këtyre qendrave në nivel shtetëror. Ky udhëzim përfshin disa kritere dhe standarde për licencimin dhe funksionimin e qendrave mësimore, duke kontribuar në përmirësimin e arsimit dhe përfshirjen më të gjerë të fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptianë.

Një element kyç i këtij udhëzimi është përfshirja e rolit të tutorëve në strukturën e qendrave mësimore. Deri tani, pozita e tutorëve nuk ka qenë qartë e përcaktuar në legjislacionin aktual, duke krijuar vështirësi lidhur me pagesën dhe menaxhimin e tyre. Për të zgjidhur këto sfida dhe për të ofruar një bazë të qëndrueshme ligjore, Qeveria e Kosovës ka miratuar Rregulloren nr. 19/2024, e cila rregullon procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e drejtorëve, zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër në institucionet publike edukativo-arsimore dhe aftësuese (IEAA) të arsimit parauniversitar. Për herë të parë, kjo rregullore njeh zyrtarisht rolin e tutorëve, duke i përfshirë ata në kuadrin e profesionistëve të cilët do të jenë në përputhje me legjislacionin për zyrtarët publikë dhe standardet e shërbimit publik komunal.

Kjo rregullore në aspektin ligjor është një hap i rëndësishëm për të garantuar që pozita e tutorëve të ketë një bazë të fortë ligjore dhe që të sigurojë trajtim të drejtë dhe të rregullt për këta profesionistë në qendrat mësimore. Me qëllim që të sigurohet një zbatim i suksesshëm i kësaj rregulloreje dhe të ofrohet mbështetje për Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” planifikon të organizojë një punëtori njëditore. Ky trajnim do të ndihmojë në informimin dhe udhëzimin e DKA-ve për mënyrën e aplikimit të rregullores së re dhe për sigurimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme për pozitat e tutorëve në qendrat mësimore.

Për këtë qëllim, organizata kërkon të angazhojë një trajner të kualifikuar që do të mbajë këtë punëtori dhe do të ofrojë informacion dhe udhëzime të detajuara për Drejtoritë Komunale të Arsimit. Trajnimi do të fokusohet në aspektet kryesore të rregullores, përfshirë procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të tutorëve, si dhe në ofrimin e udhëzimeve specifike për kontraktimin dhe menaxhimin e tyre në përputhje me standardet ligjore dhe administrative të reja. Punëtoria ka për qëllim të pajisë DKA-të me njohuri dhe udhëzime praktike për implementimin e rregullores së re dhe rregullimin e pozitës së tutorëve në qendrat mësimore.

2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Punëtoria njëditore është e destinuar për Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) të së paku15 komunave të Kosovës.

Përdorimi:

  • Informim dhe mbështetje: Pjesëmarrësit do të informohen mbi rregulloren e re dhe procedurat e aplikimit të saj, duke u ofruar udhëzime të qarta për kontraktimin dhe menaxhimin e tutorëve në përputhje me ligjin e ri.
  • Zgjidhje për problemet aktuale: Trajnimi do të ndihmojë në identifikimin dhe zgjidhjen e sfidave aktuale që kanë lidhje me menaxhimin dhe pagesën e tutorëve, duke siguruar që pozitat e tyre të trajtohen në mënyrë të duhur dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Udhëzime të qarta dhe praktike: Trajnimi do të ofrojë udhëzime specifike dhe praktike për DKA-të, për të siguruar që implementimi i rregullores të jetë i qartë dhe efikas në nivel lokal.
  • Rritja e kapacitetit: Do të ndihmojë në rritjen e kapacitetit të DKA-ve dhe të stafit të tyre për të menaxhuar më mirë pozitat e tutorëve dhe për të përmirësuar cilësinë e arsimit në qendrat mësimore.

Ky trajnim është një mundësi e rëndësishme për të siguruar që të gjitha palët e interesuara të jenë të informuara dhe të përgatitura për të zbatuar në mënyrë të suksesshme rregulloren e re dhe për të përmirësuar menaxhimin e qendrave mësimore në përputhje me kërkesat ligjore të Kosovës.

3.METODOLOGJIA DHE PROCESI

Punëtoria njëditore për zbatimin e Rregullores do të përdorë një metodologji të integruar që përfshin prezantime dhe diskutime për të ofruar informacionin kryesor, studime rasti dhe shembuj praktikë për të ilustruar aplikimin e rregullores, si dhe aktivitete praktike për të ndihmuar pjesëmarrësit në aplikimin e njohurive në situata të simulura. Kjo metodologji do të ndihmojë në përgatitjen efektive të DKA-ve për të zbatuar rregulloren dhe menaxhuar pozitat e tutorëve në mënyrë të suksesshme.

Procesi duhet të ndjekë hapat e mëposhtëm:

  • Rekrutimi i trajnerit: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve të mundshëm. Kandidatët e mundshëm për trajner të punëtorisë njëditore mund të jenë ekspert të legjislacionit, ekspert të arsimit, ekspert/profesionist të menaxhimit të burimeve njerëzore, konsulent të politikave publike etj.
  • Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, trajneri i përzgjedhur do të selektohet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për pozitën, si përvoja, njohuritë teknike dhe aftësitë e komunikimit. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kandidatëve për të siguruar që ata janë të përshtatshëm për pozitën e trajnerit.
  • Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes së trajnerit të përshtatshëm, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen trajnerit që do të përzgjidhet.
  • Zhvillimi i materialeve të punëtorisë: Trajneri do të përgatisë metodologjinë e trajnimit dhe materialet e nevojshme për të arritur objektivat e përcaktuara. Trajneri gjithashtu do të koordinojë me zyrtarët e organizatës për të siguruar përputhje dhe efektivitet të materialeve trajnuese për audiencën specifike.
  • Zhvillimi dhe dorëzimi i punëtorisë: Trajneri do të zhvillojë dhe dorëzojë punëtorinë bazuar në materiale të përgatitura, duke siguruar se të gjitha DKA-të kanë kuptuar qartë mënyrën e kontraktimit të pozitës së tutorit sipas rregullores në fuqi.

4. PRODUKTI

Produkt i pritur nga kjo punëtori njëditore është që Drejtorët e DKA-ve, zyrtarët financiar, zyrtarët ligjorë si dhe zyrtarët e prokurorimit të jenë njoftuar në mënyrë të detajuar dhe të kuptojnë mirë rregulloren e re dhe udhëzuesin mbi kontraktimin e tutorëve. Qëllimi është që inkuadrimi dhe punësimi i tutorëve të bëhet në përputhje të plotë me rregulloren e miratuar. Kjo do të sigurojë një zbatim të saktë dhe të efektshëm të rregulloreve të reja dhe do të ndihmojë në menaxhimin e duhur të pozitat e tutorëve në qendrat mësimore.

Produktet e pritura nga kjo punëtori njëditore përfshijnë:

  1. Njoftimi dhe kuptimi i plotë i rregullores dhe udhëzuesit nga Drejtorët e DKA-ve: Drejtorët e DKA-ve do të jenë të informuar në detaje dhe do të kuptojnë mirë rregulloren e re dhe udhëzuesin mbi kontraktimin e tutorëve. Kjo do të ndihmojë në zbatimin e saktë të kërkesave ligjore dhe procedurave të reja.
  2. Inkuadrimi dhe punësimi i tutorëve në përputhje me rregulloren: Drejtorët e DKA-ve do të jenë të aftë të realizojnë inkuadrimin dhe punësimin e tutorëve në përputhje të plotë me rregulloren e miratuar, duke siguruar që pozitat e tutorëve të jenë të menaxhuara dhe të paguara siç kërkohet nga ligji.
  3. Materiale të trajnimit të zhvilluara dhe shpërndara: Trajneri do të përgatisë dhe do të dorëzojë materialet e nevojshme për trajnim, duke përfshirë prezantime, fletë ndihmëse dhe udhëzime që do të mbështesin Drejtorët e DKA-ve në implementimin e rregulloreve të reja.
  4. Metodologjia e trajnimit dhe udhëzime të qarta për procedurat e kontraktimit: Trajneri do të zhvillojë një metodologji të qartë dhe do të ofrojë udhëzime të sakta për procedurat e kontraktimit të tutorëve, duke siguruar që të gjithë pjesëmarrësit të kenë një kuptim të plotë të hapave dhe kërkesave të nevojshme për një implementim të suksesshëm.
  5. Raporti përfundimtar i punëtorisë: Një raport përfundimtar do të përgatitet për të dokumentuar procesin e punëtorisë, përmbajtjen e trajnimet, dhe rezultate të arritura. Ky raport do të përfshijë vlerësimin e efektivitetit të trajnimit, rekomandime për përmirësime dhe një pasqyrë të përgjithshme të mbështetjes që është ofruar për Drejtorët e DKA-ve në përputhje me rregulloren e re.

5. PLANI DHE BUXHETI

Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për përgatitjen e punëtorisë, realizimin e punëtorisë dhe raportin përfundimtarë, megjithatë ne rekomandojm jo më shumë se 4 ditë. Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” mbulon në shumën maksimale prej 120 euro për ditë për ekspertë/trajner.

OJQ-ja jonë do ti vlerësoj ofertat më të përshtatshme financiare të cilat janë në përputhje me çmimet e tregut në Kosovë dhe i përgjigjen kërkesave të lartë përmendura.

6. KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Diplomë universiteti në fushat përkatëse për këtë pozitë;
  • Eksperiencë në ligjislacionin dhe politikën arsimore;
  • Preferohet njohuri të thella mbi Rregulloren nr:19/2024 për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesional, asistenteve, instruktorëve dhe sekretarëve në institucionet publike edukativo-arsimore dhe aftësuese (IEAA) të arsimit parauniversitar
  • Përvojë pune minimum 5 vjet në ofrimin e trajnimeve;
  • Aftësi në hartim të dokumenteve;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe ndër-personale;
  • Aftësi për t’i rrespektuar afatet kohore;

8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në email adresën [email protected]

  • CV;
  • Ofertë financiare që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin;

9. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected] , duke përfshirë dokumentacionin e nevojshëm si CV-në dhe ofertën që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin.

Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 01 Tetor 2024!

Ju lutem shënoni në subjekt titullin e aplikimit!

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.