Përgjegjësitë e pozitës:
- Siguron që pranimi në depo, dokumentimi dhe nxjerrja nga depo të kryhet në bazë të politikave dhe procedurave të kompanisë.
- Siguron regjistrimin e duhur të lëvizjes së mallrave nga palët e treta.
- Shtypë bar-kodet e aseteve dhe siguron vendosjen e etiketave.
- Përcjell stokun fizik të kompanisë krahasuar me stokun në sistem si dhe i raporton mospërputhjet.
- Siguron ngarkimin dhe shkarkimin e inventarit në mënyrë të kujdesshme.
- Përgatitë të gjitha raportet e nevojshme.
- Kryen të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga mbikëqyrësi/menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësive.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, njohuritë dhe kualifikimet si në vijim:
- Njohuri të shkëlqyeshme në kompjuter, njohuri për punë me baza të të dhënave
- Njohuri për produktet dhe specifikimet e tyre
- Njohuri bazike për menaxhimin e zinxhirit të furnizimit
- Njohuri të mira teknike për sistemet kompjuterike dhe automatike
- Njohuri të gjuhës shqipe dhe angleze
- Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim
- Aftësi për drejtimin e pirunarit
- Përvojë në logjistikë; min 2 vite
- Diplomë të shkollës së mesme
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punës: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim është data 05.07.2022