business

ZYRTAR/E LIGJOR/E (1), PRAKTIKANT/E (1)

  • star Publikuar: 16-05-2023
  • star Skadon: 26-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Lipjan
Shikime 15863

Zyra Ligjore e Avokates, MARIGONA I. GASHI me seli ne Rr. “Gjergj Fishta” nr. 38, Lipjan, shpall konkurs pune për këto pozita:

  • ZYRTAR/E LIGJOR/E (1 pozite), dhe
  • PRAKTIKANT/E (1 pozite)
  1. Detyrat e Punës për Zyrtar/e Ligjor/e:
  • Harton akte juridike nga veprimtaria e Zyrës së Avokatisë;
  • Bën hulumtime dhe analiza e lëndëve të caktuara dhe identifikon opsionet ose çështjet për shqyrtim;
  • Asiston në përfaqësime ligjore ne gjykatat e Republikës se Kosovë ose institucione tjera shtetërore;
  • Bënë pranimin-dorëzimin e parashtresave, sistemon dosjet, mbanë kalendarin për seancat gjyqësore dhe përcjellë afatet ligjore për përgatitjen e shkresave- seancave;
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen nga avokati –mbikëqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diploma ne Fakultetin Juridik, niveli Bachelor ose Master ( Moduli Civil)
  • 1 vit përvojë pune profesionale

Njohuritë/ Shkathtësitë e nevojshme

  • Të ketë nivel të lartë profesional dhe integritet personal;
  • T’i njohë mirë ligjet e aplikueshme bazike nga e drejta civile;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të shkresave ligjore në gjuhën shqipe;
  • Shkathtësi të avancuara komunikuese me klientet;
  • Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës;
  • Njohuri në Microsoft Office (Word, Excel, Outlook etj);
  • Te respektoj Kodin e Etikes se Odes se Avokateve.
  1. Detyrat e Punës për Praktikantin/Praktikanten:
  • Asiston në hartimin e akteve juridike nga veprimtaria e Zyrës së Avokatisë
  • Ndihmon në pranimin-dorëzimin e parashtresave, sistemimin e dosjeve, mbajtjen e kalendarit për seancat gjyqësore;
  • Kryen punë dhe detyra tjera sipas nevojave te zyrës ne koordinim me avokatin dhe zyrtarin ligjore;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Student i vitit të tretë apo absolvent/e në Fakultetin Juridik

Njohuritë/Shkathtësitë

  • Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës;
  • I/e gatshëm/e që të punoj si pjesë e ekipit;
  • Njohuri në Microsoft Office (Word, Excel, Outlook);
  • Entuziast për avancim dhe ngritje profesionale ne karriere;
  • Të ketë dëshirë dhe interesim për të mësuar gjëra të reja;
  • Aftësi të shkëlqyera të shkruarit dhe komunikimit verbale

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e cila duhet ti ketë të bashkangjitura dokumentet për përgatitjen profesionale, përvojën e punës, dhe një letër motivimi.

Aplikacionet dergohen ne e-mail adresën: [email protected]

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas përshkrimit të pozitës ftohen në intervistë.

Konkursi është i hapur deri më datën: 26.05.2023.