TERMS OF REFERENCE (TOR) Angazhimi i Trajnerit për Trajnime mbi Lidership dhe Avokim – “Nga Student Aktiv në Profesionist me Ndikim” | Prishtinë,2026 |
1. Sfondi
Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve (VoRAE) është një organizatë jofitimprurëse që punon për avancimin e kushteve të jetesës dhe integrimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Organizata ofron programe për arsim, mentorim, zhvillim profesional dhe përgatitje të lidershipit për studentët e këtyre komuniteteve.
Studentët shpesh përballen me mungesë përvojash udhëheqëse dhe aftësish të avokimit që ndikojnë në zhvillimin e tyre profesional dhe rolin në komunitet. Në këtë kontekst, VoRAE synon të organizojë trajnime për lidership dhe avokim që do t’i ndihmojnë studentët të kalojnë nga statusi i studentit aktiv në profesionist me ndikim.
2. Qëllimi i Angazhimit
- Qëllimi i përgjithshëm është zhvillimi i aftësive të lidershipit dhe avokimit tek studentët për t’i fuqizuar si profesionistë dhe udhëheqës komuniteti.
- Në mënyrë specifike, angazhimi synon:
- Përgatitjen e materialeve të trajnimit mbi lidership dhe avokim, duke përdorur përmbajtje të gatshme dhe udhëzime të siguruara nga VoRAE;
- Mbajtjen e trajnimeve për studentët duke përdorur materialet e përgatitura;
- Forcimin e aftësive të pjesëmarrësve në lidership, komunikim publik, avokim dhe krijim partneritetesh.
3. Fusha e Punës / Detyrat
- Trajneri/ja do të ndërmarrë këto detyra:
- Përgatitja e materialeve të trajnimit mbi lidership dhe avokim në konsultim me ekipin e VoRAE;
- Zbatimi i trajnimeve për studentët, duke përdorur qasje praktike dhe aktivitete interaktive (role-play, simulime, diskutime reflektuese);
- Mbështetja e studentëve në përdorimin e materialeve për të zhvilluar projekte ose iniciativa të avokimit;
- Dokumentimi i trajnimeve dhe progresit të pjesëmarrësve;
- Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e VoRAE gjatë gjithë procesit.
4. Produktet e Pritshme (Deliverables)
- Materialet e përgatitura të trajnimit mbi lidership dhe avokim, të qarta dhe të përdorshme në praktikë.
- Zbatimi i sesioneve të trajnimit për studentët – të paktën __ sesione të plota.
- Raporti përfundimtar i trajnimeve që dokumenton pjesëmarrjen, progresin e studentëve dhe rekomandimet për zhvillimin e mëtejshëm.
- Çdo produkt duhet:
- Të dorëzohet në formatin e dakorduar;
- Të respektojë afatet e përcaktuara;
- Të përmbushë standardet e cilësisë së VoRAE.
5. Raportimi dhe Koordinimi
Trajneri/ja do të raportojë te Menaxheri i Programit / Udhëheqësi i Projektit ose një përfaqësues tjetër i caktuar nga VoRAE. Të gjitha draftet dhe produktet duhet të dorëzohen në formë elektronike, përveç në rastet kur specifikohet ndryshe.
6. Kohëzgjatja e Angazhimit
⚠ Sipas Direktivës Ekzekutive, NUK lejohet publikimi i numrit të ditëve.
Data e Fillimit: ____________________
Trajneri/ja duhet të propozojë numrin e ditëve të punës të nevojshme për përfundimin e angazhimit, të arsyetuar sipas metodologjisë së propozuar dhe nivelit të angazhimit.
7. Kualifikimet e Kërkuara
- Trajneri/ja duhet të përmbushë këto kritere:
- Diplomë universitare në Lidership, Menaxhim, Psikologji, Edukim, ose fusha të ngjashme;
- Minimum 3 vite përvojë relevante në trajnime për lidership dhe avokim;
- Ekspertizë e dëshmuar në zhvillimin e aftësive udhëheqëse tek studentët ose të rinjtë;
- Aftësi të forta komunikuese, motivuese dhe organizative;
- Përvojë në shoqërinë civile ose me komunitete të cenueshme përbën përparësi;
- Aftësi për zhvillimin e sesioneve interaktive, motivuese dhe praktike.
8. Procedura e Aplikimit
- Aplikantët duhet të dorëzojnë:
- Curriculum Vitae (CV);
- Propozim metodologjik që përfshin qasjen, mjetet, planin e punës dhe arsyetimin e numrit të ditëve;
- Ofertë financiare që përfshin tarifën ditore, numrin e ditëve dhe shumën totale (bruto);
- Shembuj të punëve të mëparshme relevante (opsionale / e rekomanduar).
9. Deklarata për Vlerën për Para
“VoRAE nuk publikon kufij buxhetorë apo numër të pritshëm të ditëve të punës. Aplikantët duhet të propozojnë ofertën financiare sipas metodologjisë së propozuar. Vlerësimi do të bazohet në konkurrueshmëri, realizëm dhe vlerë për para.”
10. Vlerësimi dhe Pikëzimi
| Kriteri | Pikët Maksimale |
|---|---|
| Ekspertiza Teknike & Kualifikimet | 40 |
| Metodologjia & Kuptimi i Detyrës | 30 |
| Oferta Financiare & Vlera për Para | 20 |
| Intervista (kandidatët e përzgjedhur) | 10 |
| Totali | 100 |
Kandidati duhet të arrijë pragun minimal për t’u konsideruar.
11. Kërkesat Etike, Konflikti i Interesit dhe Konfidencialiteti
- Ekspertët e përzgjedhur do të nënshkruajnë:
- Deklaratë për Konflikt Interesi & Paanshmëri;
- Klauzola kontraktuale të konfidencialitetit;
- Dokumente të tjera përputhshmërie sipas kërkesës.
- Çdo konflikt interesi duhet të deklarohet menjëherë.
12. Përputhshmëria me Rregulloret e VoRAE
Ky angazhim zhvillohet në përputhje të plotë me politikat dhe rregulloret e brendshme të VoRAE.
13. Afati i Dorëzimit
Aplikimet duhet të dërgohen elektronikisht në:
📧 [email protected]
Afati: 25.03.2026, ora 16:00
Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasysh.