Kompani
Instabuilt Europe
Kategoritë
Administratë
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
5138
Kompania INSTABUILT me lokacion në Milloshevë, që merret me ndërtimin e shtëpive modulare (para fabrikuara), është mundësia ideale për kandidatët që duan të mësojnë, zhvillojnë dhe zbatojnë njohuritë e tyre në një profesion me një të ardhme premtuese. Prandaj, të gjithë profesionistët që janë në kërkim të një karriere dinamike dhe janë ambiciozë të rriten në këtë drejtim ftohen që të aplikojnë për:
ASISTENTE ADMINISTRATIVE / RECEPSIONISTE
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Përgjigjja dhe drejtimi i telefonatave në mënyrë të sjellshme dhe miqësore;
- Organizimi dhe planifikimi i takimeve;
- Mirëpritja e vizitorëve në mënyrë miqësore dhe përcjellja deri te pala e duhur;
- Mbajtja e zonës së pritjes dhe të gjitha zonat e përbashkëta në mënyrë të pastër dhe të rregullt gjatë gjithë kohës;
- Porositja dhe furnizimi per zyre dhe hulumtimi i marrëveshje me furnitorë të rinj;
- Marrja e dërgesave, ridrejtimi dhe shpërndarja nëpër pikat përkatëse;
- Mbajtja e inventarit të furnizimeve dhe rimbushja sipas nevojës;
- Rezervimi dhe aranzhimet e udhëtimit;
- Ndërlidhja me asistentët ekzekutivë dhe të lartë administrativë për të trajtuar kërkesat dhe pyetjet nga menaxherët e lartë;
- Veproni si pikë kontakti për stafin dhe bashkepunetoret e jashtëm.
Kualifikimet e nevojshme:
- Kualifikim Universitar;
- Përvojë e dëshmuar e punës në administrate;
- Njohuri te shkelqyer te gjuhës angleze në të folur dhe te shkruar;
- Njohja e gjuhes gjermane eshte perparesi;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Povver Point);
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese të kohës;
- Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve në një ambient shumë dinamik.
Të gjithë të interesuarit mund aplikojnë duke dërguar CV-në në e-mail adresën: [email protected] dhe në subjekt duhet të ceket edhe pozita për të cilën aplikoni.
Data e fundit për aplikim është 15.11.2022. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.