business

Menaxher/e i/e Projekteve

  • star Publikuar: 12-01-2024
  • star Skadon: 31-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1838

Konkurs pune

Pozita: Menaxher/e i/e Projekteve

Vendi i punës: Prishtinë

Raporton te: Drejtoresha ekzekutive

Fillimi i punës: 15.02.2024

Kohëzgjatja e kontratës: 31.12.2024 (me mundësi vazhdimi)

Orari i punës: 09:00 -17:00

ARTPOLIS shpall konkurs për vend të lirë të punës në pozitën Menaxher/e i/e Projekteve. ARTPOLIS është Organizatë Jo-Qeveritare që vepron në Kosovë duke e promovuar kulturën, artin dhe bashkëjetesën multi-etnike, nëpërmjet dialogut social dhe përdorimit të teatrit si mjet për promovimin e diversitetit dhe ndryshimeve shoqërore.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Organizon planifikimin e duhur, zhvillimin, zbatimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të projektit në përputhje me procedurat e Artpolis dhe kërkesat e donatorëve;
  • Menaxhon dhe koordinon punët e punonjësve të projektit, si dhe komunikimin me donatorët, partnerët, artistët, aktivistët dhe komunitetin;
  • Të paktën 3 vjet përvojë përkatëse në menaxhimin, shkrimin dhe implementimin e projekteve në organizata jo-qeveritare vendore ose ndërkombëtare;
  • Të ketë të përfunduar Universitetin - niveli bachelor (preferohet shkenca sociale, fakulteti i arteve ose menaxhim);
  • Njohuri të përsosura të gjuhës shqipe dhe angleze në shkrim dhe në të folur, e dëshirueshme edhe njohja e gjuhës serbe;
  • Aftësi për të punuar në një mënyrë efektive me kolegët, qasje pozitive dhe fleksibilitet;
  • Aftësi të shkëlqyera me kompjuter (Word, Excel, PowerPoint);
  • Zbaton me efikasitet të gjitha aktivitetet në kuadër të projektit;
  • Prezanton projektin te palët e interesit dhe ndërton bashkëpunime e partneritete strategjike me komunitetin dhe përfituesit e projektit;
  • Siguron dukshmërinë e projektit dhe komunikon me media dhe palët në interes;
  • Në mënyrë aktive merr pjesë në monitorimin e të gjitha aktiviteteve të projektit;
  • Përcjellë pagesat dhe menaxhimin e buxhetit në bashkëpunim me Menaxheren e Financave dhe Drejtoreshën Ekzekutive;
  • Identifikon dhe propozon aktivitete të reja për projekte, si dhe identifikon mundësi të reja për financimin e Strategjisë së Artpolis;
  • Kryen detyra të tjera që ndërlidhen me Organizatën dhe që mund të caktohen nga drejtoresha ekzekutive;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përkushtim për të avancuar më tej barazinë gjinore në Kosovë dhe më gjerë;

Përfitimet:

  • Pagë konkurruese
  • Sigurim shëndetësor


Procesi i aplikimit

Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë CV-në e tyre, letrën motivuese dhe tri referenca në e-mail adresën: [email protected]

Afati i fundit për aplikim: 31.01.2024, ora 24:00

Vetëm personat që futen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Për t’u informuar më shumë për punën e Artpolis, ju lutem vizitoni faqen tonë në internet: www.artpolis-ks.com

Ne inkurajojmë veçanërisht gratë dhe komunitetet jo-shumicë, që të aplikojnë për këtë mundësi pune.
Përkushtimi ynë për të kultivuar një mjedis pune gjithëpërfshirës dhe të drejtë do të thotë që të gjithë kandidatët e kualifikuar, pavarësisht nga gjinia, përkatësia etnike, raca ose karakteristika të tjera, do të marrin konsideratë të barabartë. Ne besojmë fuqishëm se diversiteti pasuron vendin tonë të punës dhe ftojmë aplikantët të sjellin perspektivat dhe përvojat e tyre unike për të kontribuuar në ekipin tonë të gjallë dhe gjithëpërfshirës.