business

Koordinator për llogari të arkëtueshme dhe të pagueshme

  • star Publikuar: 05-08-2022
  • star Skadon: 16-08-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Energjetikë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1087

Koordinator për llogari të arkëtueshme dhe të pagueshme (1 pozitë)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

Bartësi i vendit të punës bënë regjistrimin e dokumentacionit hyrës/dalës në sistemet e kompjuterizuara të kontabilitetit.

Barazimi i librave tatimor me regjistrimet kontabël. Përgaditja e raporteve financiare dhe të menaxhmentit.

Gjenerimi i raporteve prej sistemit të kompjuterizuar të kontabilitetit kur nevojiten apo kërkohen. Kujdeset që të gjitha cështjet e kontabilitetit të adresohen dhe shqyrtohen në kohën e duhur dhe dokumentohen e komunikohen në mënyrën e duhur.

Kryen barazime të rregullta me furnitor dhe blerës. Regjistron transaksionet rregulluese pas mbylljes së vitit/

Detyra tjera sipas caktimit.

Detyrat primare përffshijnë:

Regjistrimi i dokumentacionit hyrës/dalës në sistemet e kompjuterizuara të kontabilitetit.

Barazimi i librave tatimor me regjistrimet kontabël. Përgatitja e raporteve financiare dhe të menaxhmentit. Gjenerimi i raporteve prej sistemit të kompjuterizuar të kontabilitetit kur nevojiten apo kërkohen. Kujdeset që të gjitha cështjet e kontabilitetit të adresohen dhe shqyrtohen në kohën e duhur dhe dokumentohen e komunikohen në mënyrën e duhur. Kryen barazime të rregullta me furnitor dhe blerës. Regjistron transaksionet rregulluese pas mbylljes së vitit. Detyra tjera sipas caktimit.

Kërkesat profesionale/Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Niveli universitar në lëminë e Financa ose Kontabilitet (diplomë universitare)
  • Minimum 2 vite përvojë në kontabilitet (referenca nga punëdhënësi dhe deklarata e trustit pensional)
  • Njohja e punës me kompjuter në programe të kontabilitetit e domosdoshme (dëshmi referenca e punës)
  • Njohja gjuhës angleze e domosdoshme në folur dhe shkruar

Nga kandidati\ja kërkohet të ketë njohuri të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, njohurit të kontabilitetit financiar tatimor, Aftësi profesionale komunikuese me shkrim dhe në të folur, aftësi për punë ekipore dhe individuale, gatishmëri për të punuar me orar fleksibil. Përparësi do kenë kandidatët me titull kontabilist i certifikuar. Kandidatët që plotësojnë kriteret do ftohen në test me shkrim, me qëllim të vlerësimit të kriterit të njohjes së gjuhës angleze, një pjesë e testit me shkrim do jetë në gjuhën angleze.

Divizioni i Burimeve Njerëzore, fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitat e publikuara

Për hollësitë e mëtutjeshme për pozitat e lartëpërmendura shikoni në faqen e internetit të KEK-ut: www.kek-energy.com pastaj shkoni tek ikona Shpallje dhe mund ta shkarkoni aplikacionin për pozitën që dëshironi të aplikoni. Aplikacioni i plotësuar bashkë me të dhënat tjera dërgohet përmes aplikimit online në linkun për pozitën përkatëse. Të gjithë aplikuesit, së bashku me aplikacionin, obligohen të dorëzojnë një letër motivuese dhe dëshmitë për Kërkesat profesionale të kërkuara/Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara.

Vërejtje: Gjatë aplikimit duhet pasur kujdes që aplikacioni të jetë i kompletuar meqë për një pozitë pune mund të aplikohet vetëm një herë dhe për cdo dokument të kërkuar duhet të sillet dëshmia kur ju aplikoni (dëshminë mund ta sillni edhe përmes emailit bashkë me aplikacion) Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk do të pranohen ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen. Kontrata e punës për të punësuarin për pozitën e zgjedhur do të jetë 1 vjecare me mundësi vazhdimi ndërsa puna provuese 6 muaj. Aplikuesit e suksesshëm do të sistemohen në pozitat e lira sipas kërkesave nga Divizioni Financiar.

Shkarko Aplikacionin: KETU

Shkarko formularin per AplikimKETU

Apliko Online: KETU