business

Praktikant/e - Teknik i kontabilitetit

  • star Publikuar: 30-09-2022
  • star Skadon: 07-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani AFAM SHPK
Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3859

Kompania: AFAM ® Sh.p.k.

Titulli/Pozita: Praktikant/e me mundësi punësimi - Teknik i kontabilitetit

Departamenti: Tatime dhe Kontabilitet

Vendi/Lokacioni: Prishtinë

Çka ofrojmë:

  • Zhvillimin dhe avancimin e njohurive tuaja për kontabilitet dhe tatime
  • Ambient dinamik të punës
  • Sfida të vazhdueshme në zhvillimin tuaj profesional
  • Mbështetje në avancimet tuaja profesionale (SCAAK, ACCA etj.)

Trajnimi i praktikantit:

Tekniku i kontabilitetit do të trajnohet nga stafi profesional i kompanisë sonë në realizimin e punëve në vijim:

  • Kalkulimi dhe përgatitja e listës së pagave, kontrollimi i saj me shënimet mbështetëse kontabël
  • Përgatitja e librave tregtar, konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetës si dhe raportimi i çështjeve me rëndësi tek udhëheqësi i ekipit
  • Kalkulimi dhe përgatitja e deklarimeve për qira, interes, dhe tatime tjera direkte.
  • Infomimi i udhëheqësit të ekipit në lidhje me qështjet me rendësi
  • Krijimin e raporteve të ndryshme sipas kërkesës së udhëheqësit të ekipit
  • Ndihma në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit

Edukimi dhe kërkesat tjera profesionale:

  • Diploma Bachelor nga Fakulteti Ekonomik– (ose në përfundim të studimeve)
  • SCAAK – niveli i parë e preferuar
  • Njohja e Gjuhës Angleze

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: [email protected] jo më shumë se një herë dhe gjithashtu tek rubrika “subject” të ceket emri, mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën konkuroni.

Praktika do të zgjat tre muaj ndërsa në fund të kësaj periudhe do të bëhet vlerësimi i kandidatëve për vazhdimin e mardhënieve të rregullta të punës.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 7 Tetor 2022.