business

Inxhinier/e  I/e Ujërave të Ndotura dhe Industriale

  • star Publikuar: 13-11-2024
  • star Skadon: 27-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani K.R.U Gjakova
Kategoritë Inxhinieri
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Gjakovë
Shikime 389


Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakova, Sh.A , duke u bazuar në Nenin 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), nenit 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.01/ 2024 për Rregullimin e Procedurave të konkursit në Sektorin Publik, dhe Rregulloren e Brendshme Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin publik- KRU-Gjakova shpall

KONKURS TË JASHTËM

Titulli I vendit të Punës- Inxhinier/e I/e Ujërave të Ndotura dhe Industriale

Titulli i mbikëqyrësit : Shefit te ITUN dhe menaxherit per UN.

Numri i referencës:3060

Numri i pozitave : Një (1)

Vendi i punës :Gjakovë

Kohëzgjatja e punës: Në kohë të caktuar/ me mundësi vazhdimi/ Puna Provuese gjashtë (6) muaj në pajtim me Ligjin e Punës/ dhe Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit.

Paga : 800

Orari i punës- I Plotë

Procedura e Aplikimit : I Jashtëm

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës :

  • Krijimi dhe Implementimi i kadastrës të Ujërave të ndotura & industriale;
  • Planifikimi, bashkërendimi dhe menaxhimi i marrjes së mostrave në shkarkuesit industrialë në sistemet e kanalizimeve të KRU Gjakovë;
  • Analizimi i rezultateve nga Laboratori i ujërave të ndotura/zeza
  • Llogaritja e ndotjeve / ndëshkimeve për ndotësit;
  • Ndërmarrja e vizitave në terren dhe komunikimi me shkarkuesit
  • Kryerja e intervistave / pyetësorëve;
  • Raportimi i menjëhershëm për çdo rrezik;
  • Siguron që statistikat, kadastra dhe shënimet përkatëse të GIS-it janë të përditësuara
  • Kryen raportime të rregullta, të përdorshme gjithashtu për qëllime të raportimit në ARRU dhe MMPH
  • Është ne kontakt me autoritetet mjedisore (p.sh. Komunat dhe MMPH)
  • Ndërlidhet me mbikëqyrësin dhe njësitë e tjera.
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga Drejtori Teknik, sipas fushës së kompetencës dhe pozitës;

Kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë të tjera.

Përgatitja profesionale/Shkollore- Diplomë universitare -Kimi Inxhinierike /Mbrojtje e Mjedisit/Bioteknologji

  • Përvoja e punës 2 vjeçare e preferueshme ne lëmin e UN( Trusti dhe referencat si dëshmi )
  • Kuptimi i proceseve industriale;
  • Kuptimi i standardeve ndërkombëtare të mostrave dhe procedurave të testimit, mundësisht ISO;
  • Njohuri kimike, biologjike dhe fizike.
  • Njohja e ligjeve relevante të Kosovës, veçanërisht ligjit mjedisor;
  • Udhëzimet Administrative të aplikueshme (p.sh. AI 30/2014) dhe kufizimi i parametrave të rrjedhës
  • Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit
  • Njohja e punës me kompjuter ( Microsoft office)

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjese e aplikimit dhe mënyra e dorëzimit të tyre – Formati PDF

Gjatë aplikimit për pozitën në fjalë kandidatët duhet të kenë kujdes hapat e aplikimit:

  • Aplikimi bëhet vetëm përmes adresës elektronike (email) [email protected].
  • Në email për aplikim duhet të bashkëngjiten dokumentet si në vijim:
  • Aplikacioni ( formulari) për konkurrim shkarkohet në ueb-faqen e Kompanisë www.kru-gjakova.com/aplikacion-per-punesim/
  • CV-ja
  • Dëshmia e kualifikimit – Kopjen e Diplomës së Fakultetit, nëse diploma është fituar jashtë vendit , vërtetimin për nostrifikim të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedure të nostrifikimit , me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e përfundimit të procedurave të rekrutimit/përzgjedhjes për atë pozitë.
  • Vërtetim nga gjykata që nuk është nën hetime jo më e vjetër se 6 muaj.
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit (vërtetim) të lëshuar nga institucioni/kompania që përcakton pozitën e punës dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë së bashku me pasqyrat e pagesave nga Trusti Pensional i Kosovës.
  • Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës
  • Kopja e Certifikatës së lindjes,
  • Së paku 2 Referenca,

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje/të skanuara me pdf

Dëshmitë që nuk kërkohen gjate aplikimit por kërkohen në fund të procesit përpara nënshkrimit të kontratës së kandidatit/es së përzgjedhur:

  • Aplikantët mbajnë përgjegjësi për origjinalitetin e dokumentacioneve të dorëzuar përmes e-mailit ,dhe origjinalet apo të njësuara me origjinalet- mund të kërkohen përpara nënshkrimit të kontratës.
  • Certifikata shëndetësore

Mënyra e aplikimit

Aplikimi behet përmes e-mailit elektronik [email protected] , ku bashkëngjiten të gjitha dokumentet sipas kërkesave në konkurs. Aplikacionin për punësim e shkarkoni në: www.kru-gjakova.com/aplikacion-per-punesim/. Të gjitha dokumentet e kërkuara sipas konkursit duhet të dërgohen në email, pas aplikimit të suksesshëm do të pranoni një e-mail për konfirmim, nëse nuk keni pranuar e-mailin konfirmues, atëherë kontaktoni në nr. E tel. 0390 310513, gjithashtu mund të shkruani edhe në e-mailin e mësipërm për të vërtetuar aplikimin tuaj vetëm nëse nuk keni pranuar e-mailinkonfirmues.

Njoftimi me rezultatet e konkursit publik

Lista e kandidateve te cilët i plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet në tabelën e shpalljeve të kompanisë të K.R.U. “Gjakova: Sh.A, gjithashtu kandidatet individualisht do të njoftohen për rezultatin e këtij konkursi duke respektuar Udhëzimin Administrativ nr. 01/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik.

Kalendari i përafërt i procedurave të rekrutimit

  • Brenda 7 ditëve pas mbylljes së konkursit- Njësia e BNJ bën verifikimin paraprak të aplikacioneve (Listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet)
  • Testimi me shkrim zhvillohet brenda 10 ditëve pas përfundimit të fazës së verifikimit paraprak të aplikacioneve
  • Kandidatët e suksesshëm ftohen në interviste brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së vlerësimit të testit me shkrim.
  • Pas përfundimit të intervistave Njësia e BNJ brenda 5 ditëve harton raportin përfundimtar ku bën kalkulimin e pikëseve në çdo faze dhe bën shpalljen rezultateve përfundimtare vetëm për kandidatet fitues, me më së shumti pikë të fituara dhe njofton kandidatët në mënyrë individuale përmes e-mailit elektronik.
  • Ankesat që mund të paraqiten gjatë procesit të rekrutimit do të pezullojnë afatet e lartcekura konform UA01/2024.

K.R.U. “Gjakova” Sh.A fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për pozitën/at e publikuar/a

Afati i konkurrimit është nga data 13/11/2024 deri me 27/11/2024. deri në ora 16:00h.

Mënyra e Vlerësimit të kandidateve

  • Testi me shkrim vlerësohet deri në shtatëdhjetë (70) Pikë
  • Intervista deri në njëzet (20) pike
  • Jetë përshkrimi ( CV) deri në dhjetë (10) pike

Vërejtje: Aplikacionet pranohen vetëm përmes e-mailit elektronik, ato të dërguara pas afatit për aplikim dhe të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.