business

Financier/e

  • star Publikuar: 29-03-2023
  • star Skadon: 12-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani RSM COMPANY
Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 33736

Konkurs

Kompania: RSM Company sh.p.k me seli në Çagllavicë, rr. Dardanët, p.n., Prishtinë shpall konkurs për pozitën:

Përgjegjësitë dhe detyrat:

Financier/e

  • Mbulon kontrollimin e faturave të shitjes dhe blerjes duke mbikëqyrur gjithë dokumentacionin përkatës;
  • Kontrollon regjistrimet e arkëtimeve dhe pagesave sipas llogarive;
  • Llogaritë dhe kontrollon pagesat, për tu siguruar që shumat dhe të dhënat janë të sakta;
  • Kontrollon inventarët në magazinë;
  • Regjistron promocionet e klientëve në programin financiar;
  • Rakordon kartelat me klientët dhe furnitorët sipas rastit;
  • Harton dhe raporton raportin ditor të borxheve;
  • Regjistron deklaratat e importit dhe për llogaritë kostot e importit për produkte;
  • Asiston Shefin e Financave për përgatitjen e pasqyrave, analizave dhe raporteve financiare;
  • Bën përgatitjen e deklarimeve (përfshirë edhe TVSH-në) dhe i dërgon për aprovim te Shefit te Financave;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi, preferohet dega Financë apo Kontabilitet;
  • Eksperiencë pune së paku dy (2) vite në fushën e Kontabilitetit apo Financës;
  • Aftësi të mira të komunikimit me shkrim dhe verbal në anglisht;
  • Njohuri të avancuar atë pakos së Microsoft Office;
  • Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve financiare;
  • Të ketë aftësitë mira planifikuese, organizative dhe në zgjidhjen e problemeve;
  • Të jetë e gatshme për të punuar me orar fleksibil kur është e nevojshme;
  • Të jetë në gjendje të punoj si në mënyrë të pavarur po ashtu edhe në ekip.

Të gjithë të interesuarit për këtë pozitë, CV-të e tyre dhe dokumentet mbeshtetese, mund t’i dërgoni në email adresën [email protected] dhe [email protected].

Pas verifikimit të dokumentacionit vetëm ata kandidatë të cilët plotësojnë kriteret e lartëcekura do të ftohen për tu intervistuar nga komisioni mbi vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve.