business

Zyrtar i Lartë i Prokurimit (3)

  • star Publikuar: 08-01-2024
  • star Skadon: 04-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Prokurim
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1705

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Prishtinë shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit Specialistë të Prokurimit Publik

Titulli i pozitës së punës Zyrtar i Lartë i Prokurimit

Klasa e pozitës Profesional 1

Koeficienti/Paga 5.7

Nr. i kërkuar 3

Data e njoftimit 03/01/2024

Afati për aplikim 04/01/2024 - 02/02/2024

Institucioni Komuna Prishtinë

Departamenti Kabineti i Kryetarit

Divizioni Sektori i Prokurimit

Vendi i punës Prishtinë

Nr. i Referencës RN00013070

Kodi RPC0006609


  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
    • Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të njësisë;
  • Udhëheq grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën specifike si dhe ndihmonstafin tjetër të institucionit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizondhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet;
  • Siguron që të gjitha kërkesat për prokurim janë në pajtim me legjislacionin dhe rregullat e prokurimit publik;
  • Përgatit kontrata dhe siguron që metodat e prokurimit dhe teknikat janë të kuptueshme dhe zbatohen nga ana zyrtaret tjerë të prokurimit;
  • Përgatit forma dhe procedura standarde, varësisht nga metodae prokurimit dhe siguron që ftesat për oferta për tenderë dhe dërgimi i tyre është bërë me kohë;
  • Siguron mbajtjen e të dhënavedetale për të gjithë ofertuesit pjesëmarrës, për veprimetdhe vendimet e marra, si dhe nënshkrimi i komenteve nga secili anëtar;
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohenkohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

    2.
    Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
    • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
    • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
    • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
    • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
    • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
    • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
    • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
    • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

      3.
      Kërkesat e përgjithshme formale
    • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve. Diplomë e nivelittë pestë të Korniza Kombëtare e Kualifikimeve (KKK), për profesione deficitare (TIK);
    • Kualifikime të posaçme formale: Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik dhe Administratë Publike.
    • Preferohen kandidatët që janë të licensuar në fushën e Prokurimit Publik.
    • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale.
    • Dëshmia e Përvojës së punës: Përvoja e punës duhet të dëshmohet nëpërmjet kontratave të punës, si dhe nëpërmjet vertetimit te tatimit ne pagë që merret në Administraten tatimoretë Kosovës, apo vërtetimit nga Trusti për kontributet tuaja pensionale. Trusti apo vertetimi i pagave nga ATK-ja duhet të jetë në përputhje të plotë me kontratat që dëshmojn përvojën e punës.


      4.
      Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
    • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
    • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
    • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
    • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
    • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
    • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
    • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
    • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

      5.
      Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
    • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore;
    • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
    • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
    • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit (vetëm për zyrtarët publik);
    • Dokument që dëshmonse nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende (kjo vlen vetëm për zyrtarët publik);
    • Të gjithë kandidatët që kanë mbarruarstudimet jashtë shtetittë Republikës së Kosovë, duhet ti kenë diplomat e nostrifikuara pranë MASHT-it.
    • Poashtu, kandidatët qe i kane te perfunduara studimet nëpër KolegjetPrivate te Arsimitte Lartë brendaRKS-së, duhet që diplomat e tyre (grada universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë;


6.
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 17/02/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

    7.
    Kriteret specifike shtesë

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë, janë si në vijim:

  • Ligji nr. 08/L-197 për zyrtar publik
  • Ligji i prokurimit publik dhe aktet tjera nenligjore
  • Ligji për Kryeqytetin
  • Ligjet tjera zbatuese nga Komuna e Prishtinës.

***VËMENDJE:

“Komunitetet jo shumicë dhe pjesetarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siq specifikohet në LZP”.

“Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”.


  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
    • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
    • Intervista – maksimumi 30 pikë

  2. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  3. Mënyra e aplikimit

  4. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
    • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).
      Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

***VËMENDJE:

Të gjithë kandidatët që i nënshtrohen këtij konkursi, paraprakisht pajtohen që kandidatiqë aplikon në këtë proceduretë rekrutimit, pajtohet që në rast ankese gjatë procedurave të rekrutimit të bëjë ankesë vetëm online nëpërmjet sistemit

SIMBNJ, dhe se çdo ankesë jashtë këtij sisteminuk do të merret parasyshnga Sektori I Burimeve Njerëzoretë Komunësë Prishtinës!

Linku se si të aplikoni përmes platformës SIMBNJ:

https://www.youtube.com/watch?v=olwDDqCUeZI

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë
të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen