business

Përkthyes/e-SHQIP- ANGLISHT dhe anasjelltas (3), Përkthyes/e-SHQIP-SERBISHT dhe anasjelltas (2), Zyrtar/e Financiar (1), Zyrtar/e Ligjor (1)

  • star Publikuar: 07-06-2024
  • star Skadon: 25-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa, Ligjore, Të tjera
Numri i pozitave 7
Vendi i punës Prishtinë, Gjilan, Lipjan
Shikime 3649

N.SH. PRESTIGE ZYRA NË PRISHTINË, GJILAN DHE LIPJAN

SHPALL KONKURS

  • Përkthyes/e-SHQIP- ANGLISHT dhe anasjelltas - numri i përkthyesve të kërkuar (3)-PRISHTINË-GJILAN
  • Përkthyes/e-SHQIP-SERBISHT dhe anasjelltas - numri i përkthyesve të kërkuar (2)- PRISHTINË-GJILAN
  • ZYRTAR/E FINANCIAR (1) PRISHTINË-GJILAN
  • ZYRTAR/E LIGJOR-(1) PRISHTINË-GJILAN-LIPJAN

Janë të ftuar të aplikojnë të gjithë personat që plotësojnë kriteret e mëposhtme.

Kualifikimi Përvoja dhe Shkathtësitë e kërkuara për përkthyes:

  1. Personat që kanë ndjekur studimet universitare për gjuhën përkatëse.
  2. Përparësi kanë ata që janë të licencuar si Përkthyes Gjyqësor
  3. Të ketë përvojë në përkthime simultane dhe konzektuive
  4. Të ketë eksperiencë pune në përkthim;
  5. Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
  6. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  7. Të zotërojë shumë mirë programet bazë të kompjuterit.
  8. Shkathtësi komunikimi, në mënyrë verbale dhe në të shkruar, me qëllim që të jetë i aftë të komunikojë
  9. Aftësi në përmbushjen e detyrave dhe punëve me ngarkesë, dhe përcaktimin prioriteteve
  10. Referencë/rekomandim nga punëdhënësi i mëparshëm apo aktual
  11. Përparësi kanë personat që kanë përvojë në përkthim simultan dhe konsekutiv

Detyrat dhe përgjegjësitë:

1. Përkthim profesional i materialeve zyrtare nga gjuhët e kërkuara;
2. Përkthim simulant në takime të niveleve të ndryshme;
3. Përkthim konsekutiv në seminare , komisione dhe takime të ndryshme etj;;
4. Korrigjon dhe dërgon shkresa e materiale sipas nevojave të kompanisë;
5. Ofron dhe kryen përkthime duke bashkëpunuar me njerëz te kulturave te ndryshme , besimeve fetare të ndryshme , kundër vështrimeve politike të mbaj paanësinë dhe objektivitetin;
6. Të pranoj kushtet e vështira të komunikimit pa kufizim kohor në raste të përkthimeve të ndryshme;
7. Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve për përkthim ( teknikat e përkthimit);

Kandidatët duhet të dërgojnë CV e tyre në email adresën [email protected] ;

Konkursi mbetet i hapur gjerë 25 qershor 2024, për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. Ne subjekt të ceket pozita për të cilën aplikoni.

KUALIFIKIMI PËRVOJA DHE SHKATHTËSITË E KËRKUARA PËR ZYRTAR FINANCIAR:

  1. Diplomë Bachelor në Kontabilitet, Financa
  2. Njohuri për SNRF, çështjet e kontabilitetit dhe sistemin e taksave të Kosovës,
  3. Shkathtësi kompjuterike përkatëse (MS Excel, Word, PowerPoint),
  4. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze (shkrim dhe të folurit e rrjedhshëm)
  5. Aftësi të mira komunikimi,
  6. Preferohet certifikimi i nivelit të parë në SCAAK, KAF
  7. Preferohet se paku një vit eksperiencë pune si punonjës në financë & kontabilitet

Kandidatët duhet të dërgojnë CV e tyre në email adresën [email protected];

Konkursi mbetet i hapur gjerë 25 qershor 2024, për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. Ne subjekt të ceket pozita për të cilën aplikoni.

KUALIFIKIMI KËRKUARA PËR ZYRTAR LIGJOR:

  1. Përpilon kontrata dhe aneksa
  2. Përpilon kontrata dhe anekse për personel;
  3. Siguron përfaqësimin gjyqësor për mbrojtjen e kompanisë në të gjitha shkallët gjyqësore dhe administrative, civile, penale, përmbarues në të gjitha nivelet në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  4. -Është përgjegjës për ofrimin e ndihmës juridike si dhe jep udhëzime në aspektin ligjore;
  5. Është përgjegjës për monitorimin dhe aplikimin e rregullave dhe akteve ligjore që ndërlidhen me kompaninë si dhe merr pjesë në hartimin , përpilimin, ndryshimin e rregullave, procedurave, të përcaktuara nga kompania;
  6. Jep udhëzime ligjore për çështje rregullative-ligjore për kompaninë si përcakton lëndët me rëndësi dhe propozon masa juridike për mbrojtjen e kompanisë tek instancat gjyqësore;
  7. Koordinon punën më të gjitha organet, shtetërore, Gjykata, agjencione te ndryshme, përmbaruese , vlerësuese dhe zyrtarë tjerë relevant të fushës ligjore;
  8. Ndihmon në përgatitjet e procedurave dhe akteve tjera si dhe përcjell ndryshimet në legjislacion;

Kandidatët duhet të dërgojnë CV e tyre në email adresën [email protected] ;

Konkursi mbetet i hapur gjerë 25 qershor 2024, për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. Ne subjekt të ceket pozita për të cilën aplikoni