business

Konsulent/e për hulumtim, Ekspert për trajnim të ofruesve për zbatimin e NjMP

  • star Publikuar: 25-08-2022
  • star Skadon: 31-08-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 587

KONKURS

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve me mbështetjen e Institutit për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Bashkësisë së Shkollave të Larta Popullore Gjermane (DVV International) hap konkurs për ekspertë me marrëveshje për shërbime të veçanta në pozitat si në vijim:

1. Konsulent/e për hulumtim për identifikimin e nevojave dhe kapaciteteve të organizatave të ndryshme jo qeveritare që merren me arsimit për të rritur në Republikën e Kosovës;

2. Ekspert për trajnim të ofruesve për zbatimin Njohjen e Mësimit Paraprak (NjMP)

Kandidatët për pozitën “Konsulent/e për hulumtim” duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë kualifikim të arsimit të lartë; 
  • Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në realizimin e hulumtimeve;
  • Të kenë përvojë hulumtuese në fushën e edukimit;
  • Të kenë njohuri të teknologjisë informative dhe programeve përkatëse për hulumtim.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Konsulenti i përzgjedhur do të nënshkruaj kontratë përkatëse,
  • Realizojnë vizita në terren, 
  • Bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të panelit, diskutojnë dhe harmonizojnë qëndrimet e tyre,
  • Kontribuojnë  në përgatitjen e një raporti që përcakton të gjeturat (gjetjet) dhe rekomandimet si dhe hartojnë të dhënat për zhvillimin e platformës.
  • Harton raport pune.

Kandidatët për pozitën “Ekspert për trajnim të ofruesve për zbatimin e NjMP” duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë kualifikim të arsimit të lartë; 
  • Të kenë së paku 5 vjet përvojë pune në arsim, trajnim, menaxhim apo të ngjashme;
  • Të kenë njohuri në proceset e NjMP;
  • Të kenë përfunduar trajnime për vlerësim, zhvillim të kurrikulit, zhvillim të programeve;
  • Të kenë njohuri të teknologjisë informative.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Eksperti i përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë përkatëse;
  • Bashkëpunon me personelin e AKK;
  • Harton dhe prezantojnë materialet për trajnim;
  • Zhvillon seanca trajnimi;
  • Harton raporte pune.

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet,  ti paraqesin dokumentet si në vijim:

  • Letrën motivuese, dhe
  • CV në formatin europass;
  • Dëshmi tjera të ndërlidhura me fushën.

Dokumentet që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e lartëcekura nuk do të shqyrtohen. 

Aplikimi bëhet vetëm në formë elektronike në këtë adresë [email protected]

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,

Rr. Agim Ramadani p.n, Qendra e Studentëve , Prishtinë.

Tel: 038- 212 595 

Afati i aplikimit: Nga data 25.08.2022 deri më 31.08.2022.

Për më shumë klikoni: KETU