business

Zyrtar/e për administrim të databazës (m/f)

  • star Publikuar: 21-12-2023
  • star Skadon: 05-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2177

Zyrtar/e për administrim të databazës (m/f)

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare (preferohet Bachelor në Shkenca Kompjuterike apo të ngjashme);
  • Përvojë relevante së paku dy (2) vite, përvoja në industrinë bankare përbën avantazh;
  • Njohuri të SQL, krijimi i kopjes së shënimeve (backup), restaurimi i të dhënave nga kopja e shënimeve (restore), siguria;
  • Njohuri për dizajnim të bazës së shënimeve, dokumentim dhe kodim dhe njohuri të veglave në Administrim të bazës së shënimeve;
  • Aftësi të shkëlqyera të zgjidhjes së problemeve;
  • Nivel i mirë i gjuhës angleze.

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Asiston në raportim të jobs automatik dhe në përpilimin e raporteve sipas kërkesës;
  • Ndihmon në optimizimin e jobs dhe procedurave në SQL Databaze dhe rekomandon opcione tjera në lidhje me punët e databazës;
  • Koordinon, në bashkëpunim me mbikëqyrësin, punët për zhvillim me shërbimet dhe sektoret tjerë të Bankës;
  • Monitorimi i bazave të të dhënave relacionuese, me qëllim të optimizimit të përfomancave, qasjes ndaj resurseve, implementimit fizik të bazave të të dhënave, realizmit të integrimeve të ndryshme të bazave të të dhënave, migrimet ndërmjet bazave, mbajtja/konversioni, planifikimi i kapaciteteve të aplikacioneve të reja;
  • Vlerësimi, rekomandimi dhe testimi i procedurave, softuerëve dhe harduerë të rinj;
  • Monitorimi dhe menaxhimi i procedurave për arkivim të bazave të të dhënave, log-ave; mirëmbajtja dhe mbindërtimi i softuerit për menaxhim me bazat e të dhënave; këndellja (rigjenerimi) i bazave në rast nevoje;
  • Mirëmbajtja e bazës dhe aplikacionit të AML-së;
  • Kyren punët dhe detyrat te cilat i përcaktohen nga Menaxheri i Sektorit të Databazes dhe Mbështetjes së Aplikacioneve.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Apliko online

Afati i aplikimit është deri me datë: 05 janar 2024.