business

 Zëvendësguvernator/e

  • star Publikuar: 05-01-2024
  • star Skadon: 15-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 4454

Bazuar në nenin 38, paragrafi 3 dhe paragrafi 4, të Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së
Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 05/L-150 (këtu e tutje: Ligji për BQK-në), Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpall:

KONKURS

për Zëvendësguvernator/e

për Funksione të Përgjithshme

Zëvendësguvernatori/ja për Funksione të Përgjithshme është pozitë e lartë ekzekutive (mbi nivelin e drejtorëve të departamenteve). Zëvendësguvernatori/ja shërben si anëtar/e i/e Bordit Ekzekutiv dhe e ndihmon Guvernatorin në realizimin e operacioneve të BQK-së. Është i/e ngarkuar me funksionet e BQK-së, përfshirë mbrojtjen e shfrytëzuesve të shërbimeve financiare dhe mbikëqyrjen e praktikave të tregut, statistikat financiare dhe të jashtme, administratën e përgjithshme të BQK-së, burimet njerëzore, prokurimin dhe kontraktimin, sigurinë,
logjistikën si dhe funksione tjera. Po ashtu,mund të ngarkohet me detyra dhe përgjegjësi shtesë ose portofol tjetër sipas strukturës organizative.

Profili i kërkuar i kandidatit:

  • Të jetë shtetas/e i/e Kosovës;
  • Të jetë me integritet;
  • Të ketë diplomëuniversitare (studime themelore e detyrueshme);
  • Të ketë minimum dhjetë(10) vite përvojëprofesionale ose akademikenë fushat e ekonomisë, financave, bankave, kontabilitetit apo çështjeve juridike;
  • Të ketë njohuri në zhvillimin dhe implementimin e politikave të rëndësishme të lidhura me objektivat dhe detyrat e BQK-së;
  • Të përmbushëkërkesat nga neni 40 i Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendroretë Republikës së Kosovës;
  • Diplomat universitare post-diplomike paraqesin përparësi;
  • Përvoja dhe aftësia menaxheriale relevante paraqet përparësi;
  • Përvoja profesionale dhe teknike në menaxhim të proceseve në institucione financiare paraqet përparësi;
  • Njohja e gjuhës anglezedhe gjuhëve tjera paraqet përparësi.

Dokumentet e kërkuarapër pozitën në fjalë:

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim (mund ta shkarkoni në www.bqk-kos.org);
  • Curriculum Vitae (CV);
  • Letër motivuese (të elaborohet ndërlidhja e përvojës dhe/ose kualifikimit tuaj me pozitën e synuar);
  • Dëshmi mbi identitetin/kopja e letërnjoftimit;
  • Kopja e noterizuar e diplomës së studimeve themelore, ndërsa për diplomën e studimeve themelore të fituar jashtëRepublikës së Kosovëskërkohet kopja e noterizuar e nostrifikimit në Republikën e Kosovës;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës (kopjet e kontratave ose vërtetimeve nga punëdhënësi ose dokumente tjera relevante që shërbejnë për të dëshmuarpërvojën e punës,pa cenuar aktet relevante për mbrojtjen e të dhënave personale). Raporti për periudhën përkatëse nga Fondi për Kursime Pensionale i Kosovës (Trusti) i preferueshëm si dokument shtesë;
  • Certifikatën nga Gjykata kompetente, e cila dëshmon se kandidati/ja nuk ka qenë asnjëherë subjekt i ndonjë vepre penale (certifikatë kjo jo më e vjetër se 3 muaj); dhe
  • Vërtetimin nga Policia që dëshmon se kandidati/ja nuk është nën hetime (vërtetim ky jo më i vjetër se 3 muaj).
  • Certifikatat profesionale, rekomandimet dhe referencat relevante (opsionale).

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë të lartcekur në e- mail adresën elektronike [email protected] , duke e vendosur si titull (subjekt): Aplikimi për Z.G. për Funksione të Përgjithshme.

Afati i fundit për aplikim është 15 janar 2024 (ora 23:59).

Vetëm kandidatët e përzgjedhur që plotësojnë kushtet formale dhe kërkesat e konkursit me dokumente të kompeltuara, që konsiderohen të emërueshëm nga ana e Panelit do të ftohen për intervistë.