business

Kontabilist Kryesor

  • star Publikuar: 16-02-2023
  • star Skadon: 15-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani PATELA GROUP
Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 4564

Patela Group është kompani multinacionale e cila selinë e saj e ka në Kosovë. Veprimtaria e saj është në fushën e teknologjisë informative Networking dhe Telecom. Është themeluar në vitin 2019 dhe për 3 vite ka arritur të jetë prezente në 3 tregje atë të Kosovës, Kroacisë dhe Norvegjisë. Është kompani e cila ka potencial të lartë në zhvillim të vetin dhe si rrjedhojë edhe të stafit të saj. Në qoftë se jeni ambicioz/e për arritje profesionale në karrierë dhe dëshironi të sfidoheni me qështje internacionale atëherë PATELA është vendi ku ju duhet të jeni.

Ju falenderojmë paraprakisht për interesimin tuaj.

CV-të mund ti dërgoni në email adresën [email protected] . Në titullin e emailit tuaj ju lutem vendosne fillimisht “Pozitën” të cilën aplikoni pastaj “Emri dhe Mbiemri” i juaj.

Titulli:Kontabilist Kryesor
Përshkrimi i pozitës:Kontabilisti Kryesor për financa është përgjegjëse për ekzekutimin e të gjitha qështjeve financiare brenda departamentit të Financave duke i organizuar, kordinuar dhe kontrolluar zyrtarët e tjerë brenda departamentit të financave.
Kërkesat për këtë pozitë:
  • Diplomë universitare
  • Çertifikim Kontabilist i Certifikuar; (e preferueshme)
  • Minimum tri vite përvojë pune në financa;
  • Njohuri në sisteme financiare dhe MS Excel, Prodata e preferueshme;
  • Aftësi të punojë në mënyrë të pavarur, duke menaxhuar ngarkesën e punës pa udhëzime të vazhdueshme;
  • Aftësi të mira analitike dhe vëmendje në detaje;
  • Aftësi të mira menaxheriale për të udhëhequr ekipin e departamentit të financave;
  • Njohuri në gjuhën Angleze niveli 4 – E domosdoshme
  • Njohuri të mira të legjislacionit në fuqi dhe të praktikave të kontabilitetit;
  • Njohuri të mira të SNRF-ve.
Departamenti përkatës:Departamenti i Financave
Pozita superiore ku raporton:Drejtori i Financave
Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësive:
  • Udhëheqë përpilimin e listave të pagesave dhe ekzekuton pagesat e autorizuara nga Drejtori Financiar;
  • Përpilon planin Buxhetor;
  • Raporton në baza të rregullta për gjendjen në banka tek Drejtori Financiar;
  • Monitoron transaksionet e pazakonta dhe të padokumentuara mirë si dhe i raporton të njejtat tek Drejtori Financiar;
  • Monitoron barazimin ditor të të gjitha llogarive bankare dhe llogarive kalimtare;
  • Bën autorizimin e hapjes së llogarive/kartelave të furnitorëve dhe të klientëve të rinj sipas kërkesave të përcaktuara në politikën dhe procedurën e kompanisë;
  • Kooridon Barazimin dhe dokumentimin me furnitorë sipas kërkesave të përcaktuara në politikën dhe procedurat e kompanisë;
  • Raporton në baza javore për ecurinë e punëve dhe të barazimit me klientë dhe furnitorë;
  • Raporton në baza javore për inventarin (stokun nën menaxhim të kompanisë);
  • Përpilon listën e të arkëtueshmeve në baza ditore dhe kontakton me departamentin e shitjes në lidhje me arkëtimet nga klientët;
  • Dokumenton të gjitha barazimet me klientët dhe mbledh të gjitha dëshmitë mbi përpjekjet për mbledhjen e borxheve;
  • Monitoron dhe kordinon regjistrimin e faturave të Blerjes dhe Shitjes në sistem;
  • Kryen punë të tjera sipas kërkesës së Drejtorit Financiar.