SHPALLJE PËR VEND PUNE
“Fakt Consulting” Sh.P.K. me seli në Prishtinë, shpall konkurs për pozitën:
KONTABILIST/E (me kohë të plotë)
KUSHTET MINIMALE TË KUALIFIKIMIT
- Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik (Financa / Banka / Kontabilitet).
- Njohuri të mira të kontabilitetit financiar dhe tatimor.
- Njohuri në MS Office (veçanërisht Excel dhe Word).
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe punë në ekip.
PËRPARËSI (preferohen kandidatët që kanë):
- Kualifikim si Teknik i Kontabilitetit;
- Licencë si Kontabilist i Certifikuar;
- Njohje të gjuhës angleze;
- Përvojë pune 1–3 vite në kontabilitet, financa dhe/ose auditim;
- Njohuri në programet e kontabilitetit (p.sh. Planet Accounting, ProData, etj.);
- Aftësi analitike dhe aftësi të mira për hartimin e raporteve profesionale;
- Gatishmëri për trajnime dhe edukim të vazhdueshëm profesional;
- Gatishmëri për punë në terren, sipas nevojës.
DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:
- Regjistrimi i faturave shitëse, blerëse, shpenzimeve dhe aktiveve;
- Regjistrimi dhe mirëmbajtja e të dhënave në programet e kontabilitetit;
- Përcjellja e porosive dhe kontratave me palët kontraktuese;
- Përgatitja e deklaratave mujore, tremujore dhe vjetore tatimore e kontributive;
- Përgatitja e listave të pagave dhe administrimi i pagesave për punëtorët;
- Regjistrimi i transaksioneve nga ekstraktet bankare dhe arkë;
- Menaxhimi i gjendjes së arkës dhe bankës sipas regjistrimeve kontabile;
- Përfaqësimi i bizneseve në institucionet relevante, sipas autorizimeve;
- Kryerja e detyrave të tjera brenda fushës së kontabilitetit, auditimit dhe raportimit financiar.
APLIKIMI
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë:
- CV,
- kopjen e dokumenteve relevante (nëse ka),
- në adresën: [email protected] ,
- ose përmes WEB formularit online: https://fakt-kos.com/aplikopërpunë/
Afati i fundit për aplikim: 20.01.2026.
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
- Aplikimet trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!