business

Zyrtar për Shpenzime

  • star Publikuar: 11-10-2022
  • star Skadon: 14-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Rahovec
Shikime 2231

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Rahovec shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

APLIKO KETU

Emri i grupit Specialistë të Ekonomisë

Institucioni Komuna Rahovec

Nr. i Referencës RN00009950

Kodi RPC0003664

Data e njoftimit 16.09.2022

Afati për aplikim 07.10.2022 - 14.10.2022

1.Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Kjo klasë përfshin pozita për realizimin e detyrave të cilave nevojiten njohuri/koncepte bazë nga fusha përkatëse e arsimimit apo shprehi bazë që merren zakonisht me arsimin bachelor pavarësisht nga fusha apo specialiteti;
  • Puna në këto pozita përgjithësisht kërkon që t’u jepet zgjidhje problemeve të thjeshta;
  • Puna që kryhet në këto pozita është përgjithësisht me detyra rutinë brenda një funksioni për përmbushjen e të cilave nuk kërkohet përvojë e mëparshme pune;
  • Puna konkrete në këto pozita kryhen në përputhje me udhëzime dhe/ apo procedura të cilat janë të miredetajuara dhe standarde;
  • Puna në këto pozita kryhet nën mbikëqyrjen shumë të afërt të eprorit apo të zyrtarit të një klase më të lartë, i cili jep udhëzime verbale ose me shkrim;

2. Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare-drejtimi ekonomik me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;

5. Pozitat aktualisht të lira

KodiNr. i ReferencësTitulli i pozitës Klasa e pozitësKoeficientiInstitucioniOrganizata/Vendi i punës
RPC0003298 RN00009566Zyrtar për ShpenzimeProfesional 27.5Komuna RahovecDrejtoria për financa dhe buxhet/Zyrtar për shpenzime

6. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore• Kopjene CV
  • Kopjen e letërnjoftimit
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit( nëse ka)
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimit( nëse ka)
  • Kopja e certifikatës që nuk është nën hetime
  • Dëshmi e certifikatës shëndetësore origjinale për kandidatin e suksesshëm ( kanidati i cili emrohet)

8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

11. Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

APLIKO KETU